Sociale 12 January 2026, 17:10 Nga VNA

Nëna dhe tre fëmijët e saj do të asistohen me ndihmë mjekësore dhe sociale

Ndaje në Whatsapp

Nëna dhe tre fëmijët e saj do të asistohen me

Pas mbledhjes së Grupit Teknik Ndërsektorial, është vendosur që tre fëmijët dhe nëna e tyre, Blerina Basha, të asistohen menjëherë me ndihmë mjekësore dhe sociale.

Ndihma do të nisë fillimisht me sigurimin e të gjitha medikamenteve të nevojshme për trajtimin e sëmundjes infektive të zgjebes. Ata do të qëndrojnë në spital deri në shërimin e plotë nga kjo sëmundje ngjitëse, ndërsa më pas do të vijojë mbikëqyrja sociale në banesë. Bashkë me trajtimin e tyre, do të kryhet pastrimi dhe dezinfektimi i apartamentit të familjes.

Në mbledhjen e GTN-së, ku morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, Policisë, Shëndetësisë dhe organizatave jofitimprurëse, u dakordësua një plan i koordinuar ndërhyrjeje për forcimin dhe riintegrimin e familjes.

Tre fëmijëve u janë siguruar veshmbathje dhe pritet të marrin të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes. Financimi i ndërhyrjeve mjekësore dhe sociale do të realizohet nga organizatat Nisma ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë, do të nisë procesi i pasaportizimit dhe zhvendosjes së regjistrimit të familjes në Durrës, që aktualisht figuron e regjistruar në Vau i Dejës. Regjistrimi i ri si banorë të qytetit do t’u mundësojë përfshirjen në skemat e strehimit social të bashkisë.

Për nënën e fëmijëve, përmes Zyrës së Punës do të vlerësohet mundësia për një punë të rregullt 8-orëshe, në mënyrë që ajo të kujdeset dhe të mirërrisë fëmijët, pasi aktualisht punon deri në 16 orë. Ajo do të përfitojë gjithashtu mbështetje psiko-sociale.

Shërbimi Social do të kryejë kontrolle dhe mbikëqyrje të përditshme për mbarëvajtjen e situatës familjare. Nëna do të jetë në një periudhë prove për të vlerësuar aftësinë e saj për kujdestarinë, me qëllim përfundimtar mbajtjen e familjes së bashku dhe garantimin e interesit më të lartë të fëmijëve.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme