Sociale 16 November 2025, 09:05 Nga VNA

Ndeshja Shqipëri-Angli, oraret dhe rrugët që bllokohen sot në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Ndeshja Shqipëri-Angli, oraret dhe rrugët që bllokohen sot

Policia e Shtetit ka prezantuar sot planin e detajuar të masave për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Angli, që do të zhvillohet sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Autoritetet njoftojnë se janë marrë masa të forta sigurie para, gjatë dhe pas ndeshjes, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Policia ka organizuar shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve anglezë nga aeroporti i Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe në kthim.

Kontrolle të imtësishme dhe rend publik në gjithë Tiranën

-Do të kryhen kontrolle të hollësishme në stadium për persona të paautorizuar dhe sende të ndaluara.

-Policia paralajmëron se në hyrje nuk do të lejohen banderola raciste, fishekzjarrë, flakadanë, mjete piroteknike, monedha metalike, çakmakë, karikues, çadra, produkte kozmetike dhe sende të forta.

-Patrulla të shumta do të jenë të shpërndara në gjithë kryeqytetin për të garantuar qetësinë publike.

Kufizime qarkullimi në Tiranë

Nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa rrugë pranë stadiumit do të jenë të bllokuara:

Papa Gjon Pali II, Dervish Hima, Asim Zeneli, Themistokli Gërmenji, Ismail Qemali, Mustafa Matohiti, Jul Variboba, Lekë Dukagjini, Avdyl Frashëri, Skerdilajd Llagami dhe Faik Konica.

Policia paralajmëron edhe për ndëshkime penale:

Hyrja në fushë nga persona të paautorizuar dënohet me gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë ose deri në 3 muaj burg, nëse pengohet zhvillimi i ndeshjes.

Hedhja e sendeve të forta, fishekzjarreve apo flakadanëve dënohet me burg nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Dhuna ndaj sportistëve, trajnerëve apo arbitrave dënohet me 1 deri në 3 vjet burg; deri në 5 vjet nëse përsëritet apo kryhet nga persona të klubeve.

Hyrja në stadium dhe rekomandimi për tifozët

Portat e “Air Albania” hapen në orën 15:00. Policia u bën apel tifozëve të paraqiten herët për të shmangur radhët dhe mundësinë për të mbetur jashtë pak para ndeshjes.

Për sigurinë e plotë të aktivitetit, janë angazhuar qindra efektivë policie, në bashkëpunim me FSHF-në, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, zjarrfikësen dhe institucionet shëndetësore.

Qëllimi, sipas autoriteteve, është një ndeshje pa incidente dhe me standarde të larta sigurie.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme