Sociale 21 August 2025, 16:46 Nga VNA

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, 107 mln lekë për projektin

Ndaje në Whatsapp
Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, 107 mln lekë

Në një procedurë të çelur me fond limit 107 milionë lekë, ARRSH vlerëson se ky projekti për Urën e Milotit erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit, i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje në Urën e Milotit, e cilësuar si emergjente dhe që lidhet konkretisht me mbrojtjen e themeleve. Në një procedurë të çelur këtë të enjte, me fond limit 107 milionë lekë, ARRSH vlerëson se ky projekt erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit, i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje. Ura ndodhet aktualisht në mes të jetëgjatësisë që kanë veprat e kësaj natyre; ndërhyrja parashikon rritjen e sigurisë.

ARRSH vlerëson se themelet e Urës janë në një gjendje tej të dëmtuar.

“Për këtë sugjerojmë se Urës, si masë emergjente, duhet t’i bëhen punimet sipas përshkrimeve të mëposhtme, për të siguruar një jetëgjatësi të saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo është sot, për një periudhë deri në (5÷10) vjet” – thuhet në dokument.

Më të detajuara në dokumente nënvizohen problematikat konkrete të vërejtura në themelet e urës.

Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit.

Thellësia mesatare e gërryerjes së përgjithshme dhe lokale shkon (3÷5) m.

Vazhdimi i marrjes së zhavorrit në mënyrë të pakontrolluar në lumë është shkaku kryesor i kësaj situate, fenomen që shfaqet edhe në urat e ndërtuara së fundmi mbi këtë lumë” – thuhet në dokumentin e ARRSH.

Ndër punimet e parashikuara që të kryhen janë:

Pastrimi i zonës përreth pilotave (32 pilave) dhe nivelimi i shtratit përreth tyre;

Betonimi i pilotave të themeleve në një lartësi (1.5÷2.5) m duke gjykuar sipas rastit (mbrojtjen e pilotave të dëmtuara dhe thellësisë së gërryerjes);

Përforcimi dhe mbrojtja e themelit të pilës dhe ballit nga gërryerjet lokale nëpërmjet krijimit të një qilimi me blloqe të lidhura gabioni, siç tregohet në projekt.

Ura e Milotit ndodhet në aksin rrugor Milot–Lezhë, mbi lumin Mat, në rrugën kombëtare Milot–Lezhë, SH1. Projekti për ndërtimin e urës ka datën 24.04.1979, hartuar nga Instituti i Projektimeve Nr. 2, dhe ka qenë pjesë e Projektit “Hekurudha Laç–Shkodër–Kufi” (Urë hekurudhore dhe automobilistike mbi lumin Mat)./Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme