Është ndarë nga jeta pianisti dhe profesori i mirënjohur Koço Vrame, një nga figurat më të shquara të artit dhe kulturës korçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe pedagogjike.
Për më shumë se pesë dekada, Koço Vrame kontribuoi me përkushtim, profesionalizëm dhe pasion në jetën kulturore të qytetit të Korçës. Si pianist virtuoz dhe pedagog i respektuar, ai luajti një rol të rëndësishëm në formimin e brezave të rinj të muzikantëve dhe në zhvillimin e Orkestrës Simfonike të Korçës, ku dha një ndihmesë të vyer dhe të vazhdueshme.
Me interpretimet e tij të ndjera dhe punën e palodhur në fushën e arsimit muzikor, Koço Vrame u bë pjesë e pandashme e historisë kulturore të qytetit, duke fituar ndër vite respektin dhe vlerësimin e kolegëve, nxënësve dhe artdashësve.
Pianisti i shquar vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, kanceri në mëlçi.






















