Sociale 15 October 2025, 14:10 Nga VNA

Naftëtarët e “Bankers Petroleum” në Marinzë nisin grevë urie, kërkojnë rritjen e pagave

Ndaje në Whatsapp
Naftëtarët e “Bankers Petroleum” në Marinzë

Mëngjesin e së mërkurës, naftëtarët dhe punonjës të tjerë të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë nisën një grevë urie përpara zyrave të kompanisë. Rreth 200 punonjës protestuan në vendin e punës, ndërsa sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, dhjetë prej tyre janë futur në grevë urie brenda një prej zyrave të sindikatës.

Përveç grevës së urisë, grupet e naftës bojkotuan edhe procesin e punës si shenjë pakënaqësie ndaj situatës.

Punonjësit shprehen se kompania nuk ka bërë asnjë rishikim apo rritje pagash gjatë 10 viteve të fundit, çka ka sjellë pakënaqësi të thella në mes tyre.

Të enjten pritet që më shumë naftëtarë t’i bashkohen grevës, pasi deri tani kompania “Bankers Petroleum” nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme