Sociale 9 March 2026, 08:32 Nga VNA

Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike

Ndaje në Whatsapp
Nafta mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në

Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur me mbi 25% brenda pak ditësh, ndërsa tregjet globale reagojnë ndaj përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe frikës për ndërprerje të furnizimit.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, kjo është rritja më e fortë e çmimeve që nga kriza energjetike e vitit 2022.

Nafta e referencës globale Brent crude oil është rritur në mbi 108–116 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate ka kaluar 105 dollarë për fuçi, pasi tensionet në rajonin e Gjirit kanë rritur rrezikun për furnizimin global.

Tregjet janë veçanërisht të ndjeshme për shkak të situatës rreth Gjirit tëHormuz, një korridor detar nga i cili kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë. Çdo ndërprerje e trafikut të cisternave në këtë zonë mund të reduktojë ndjeshëm ofertën në tregjet globale.

Ndërkohë, vendet e G7 po shqyrtojnë një lhedhje të koordinuar në treg të rezervave strategjike të naftës, në bashkëpunim me International Energy Agency, për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të stabilizuar tregun. Sipas raportimeve, disa vende anëtare kanë mbështetur një skenar për lirimin e 300 deri në 400 milionë fuçive naftë nga rezervat emergjente nëse situata përkeqësohet.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka deklaruar se aktualisht “të gjitha opsionet janë në tryezë, por për momentin nuk ka një vendim për një ndërhyrje kolektive”, duke theksuar se tregu global i naftës ende ka furnizime të mjaftueshme.

Analistët paralajmërojnë se nëse konflikti në rajonin e Gjirit vazhdon dhe transporti i naftës mbetet i kufizuar, çmimet mund të qëndrojnë mbi 100 dollarë për fuçi për një periudhë të zgjatur, duke rritur presionin inflacionist mbi ekonominë globale./ Monitor

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme