Sociale 20 August 2025, 11:25 Nga VNA

"Na shpëtoni". Zbardhen dëshmitë dramatike për aksidentin tragjik në autostradën Egnatia, 3 ditë më parë

Ndaje në Whatsapp
"Na shpëtoni". Zbardhen dëshmitë dramatike për

Pas aksidentit tragjik që ndodhi tre ditë më parë në autostradën Egnatia në Greqi, janë zbardhur dëshmitë e para nga dëshmitarët okularë. Ngjarja la pas tre viktima shqiptare: Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj), ndërsa një tjetër, Magdalena Kacaj, mbeti e plagosur.

“Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë: ‘Na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Ishin të bllokuar dhe digjeshin të gjallë. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë”, rrëfeu një dëshmitar, raporton Protothema. Ai shtoi se gomat filluan të shpërthenin dhe makina mori flakë shumë shpejt. “Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni, ishte i shpejtë dhe i fortë”, shtoi ai.

Ngjarja ka ndodhur kur shqiptarët që jetonin në Athinë po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi. Kamioni u përplas fillimisht me makinën e tyre dhe më pas me një tjetër automjet ku ndodheshin një vajzë shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 6 vjeç. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme