Sociale 6 January 2026, 13:35 Nga VNA

Moti keq/Bllokohet aksi Tepelenë -Gjirokastër

Ndaje në Whatsapp
Moti keq/Bllokohet aksi Tepelenë -Gjirokastër

Aksi kombëtar Tepelenë–Gjirokastër është bllokuar sot në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pasi një masiv shtufor ka rënë mbi rrugë.

Ngjarja ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata pritjeje për automjetet në të dy drejtimet e aksit, duke vështirësuar qarkullimin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për largimin e baltës dhe pastrimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi të rikthehet normalisht.

Autoritetet apelojnë tek drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme deri në përfundimin e punimeve.

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme