Sociale 10 Janar 2026, 21:09 Nga VNA

Moti i keq mbërthen vendin, lumi Devoll del nga shtrati, problem në aksin Qukës -Qafë Plloçë

Ndaje në Whatsapp
Moti i keq mbërthen vendin, lumi Devoll del nga shtrati, problem në

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar deri të dendur, si dhe breshër. Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës, veçanërisht në akset rrugore.

Sipas raportimeve, të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë aktualisht të hapura për qarkullim. Në aksin Elbasan–Qafë Thanë, konkretisht në zonën e Qafë Thanës, reshjet e dëborës kanë kërkuar menaxhim të trafikut nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po garantojnë lëvizjen e automjeteve pa probleme madhore.

Në aksin Gramsh–Moglicë është konstatuar prezencë gurësh në disa segmente, si pasojë e reshjeve, por situata është normalizuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të firmës kontraktuese, e cila ka kryer pastrimin e rrugës.

Sa i përket situatës hidrike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës nuk paraqesin problematika deri në këto momente. Nga HEC Moglicë vijojnë shkarkimet në nivelin 390 m³/sekondë, paralelisht me prodhimin e energjisë elektrike. Këto prurje nuk kanë shkaktuar probleme në Bashkinë Cërrik, përjashtuar daljen e lumit Devoll në disa pika, duke sjellë përmbytjen e disa sipërfaqeve toke bujqësore.

Në Bashkinë Belsh, konkretisht në fshatin Shelg të Njësisë Administrative Grekan, situata mbetet e pandryshuar. Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Devoll, vijojnë përmbytjet e tokave djerrë dhe atyre bujqësore, pa rrezik për banesat.

Furnizimi me energji elektrike në qark paraqitet përgjithësisht i qëndrueshëm. Megjithatë, ndërprerje janë raportuar në Njësitë Administrative Klos dhe Mollas, si pasojë e rënies së disa shtyllave elektrike të dëmtuara nga prurjet e lumit Devoll. Strukturat përkatëse janë në ndjekje të situatës për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Ndërkohë, reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të rrugës.

Autoritetet bëjnë me dije se, pas bllokimit të aksit Qukës–Qafë Plloçë katër ditë më parë për shkak të rrëshqitjeve të inerteve, Qafë Thana mbetet aktualisht i vetmi aks i hapur që lidh juglindjen e vendit me Shqipërinë e mesme, duke e bërë këtë segment jetik për qarkullimin.

Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në orët në vijim. Për garantimin e qarkullimit janë vënë në dispozicion disa mjete borepastruese, ndërsa temperaturat shënojnë rreth 0 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Situata në aksin Qafë Plloçë–Qukës, e njohur si “rruga e florinjtë”, vijon të mbetet problematike. Në vendin e quajtur Ura e Golikut ka rrëshqitje masivi dherash dhe inertesh, ndërsa në dalje të fshatit Udenisht drejt Pogradecit është konstatuar prezencë uji në rrugën nacionale.

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas dhe 1 familje në fshatin Verdovë, për shkak të gërryerjes së bazamentit nga prurjet e lumit të Verdovës. Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, janë shënuar shkarje dherash, por aktualisht nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet nga autoritetet përkatëse.

Video

SHBA nis sulme ajrore ndaj objektivave të ISIS në Siri, sipas zyrtarëve amerikanë. Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, konfirmojnë zyrtarët për Fox News. Kjo është hera e dytë që ushtria amerikane godet objektiva të ISIS në Siri që nga 19 dhjetori, pas vrasjes së dy ushtarëve të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe përkthyesit të tyre amerikan nga një militant i vetëm i ISIS. Sulmet vijnë ndërsa i Dërguari Special amerikan për Sirinë, Tom Barrack, takoi në Damask udhëheqësit e rinj sirianë për të diskutuar të ardhmen e vendit. “Sot, në emër të Presidentit Donald J. Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, u takova me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask,” shkroi Barrack. Ai shtoi se bisedimet fokusoheshin tek “zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rruga e mëtejshme për tranzicionin historik të Sirisë,” dhe se SHBA “mirëpret tranzicionin historik të Sirisë dhe i ofron mbështetje qeverisë siriane nën Presidentin Ahmed al-Sharaa.” Video, copyright: FOXNEWS

“Pas ndërprerjes së internetit, regjimi sonte ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në shumë pjesë të Teheranit. Protestuesit kundër regjimit po përdorin dritat e telefonave të tyre për të treguar se sa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë.”

Mjafton të flasësh si njeri i lirë për të thënë disa të vërteta pa iu servilosur kryetarit të partisë për një karrige apo për një mandat…

Një traktor i viti 1978 sipas modelit kinez, përdoret ende dhe sot në Mokër të Korçës për të pastruar rrugët nga dëbora.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme