Sociale 13 Tetor 2025, 18:47 Nga VNA

Monopatinat elektrike, nga promovimi tek ndalimi

Ndaje në Whatsapp

Monopatinat elektrike, nga promovimi tek ndalimi

Një vit më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i hipur mbi një skuter elektrik, promovonte përdorimin e këtyre mjeteve si pjesë e një Tirane më miqësore, ekologjike dhe inovative.

 “Ky mjet është 100% i pastër. Është një mjet pune, jo akrobatik, që mund të lehtësojë trafikun dhe të ofrojë lëvizje më të shpejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët,” theksonte Veliaj. 

Një vit më vonë, kaluam nga promovimi i monopatinave elektrike tek ndalimi i tyre. 

Me një njoftim të beftë, të dielën e 12 tetorit, në orën 12:05 të mesditës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, lajmëroi se që nga kjo e hënë ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë,” deklaroi Koçiu. 

Njoftimi u publikua fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u përhap nga mediat, duke i lënë qytetarëve më pak se 12 orë për t’u informuar mbi vendimin e beftë. 

Në krah të ministres u shfaq edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, që kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces.

Mirëpo qytetarët nuk treguan mirëkuptim. Sepse askush nuk mund të mirëkuptojë një vendim që e merr vesh pasi është bërë fakt, apo 12 orë para, tetë prej të cilave, me shumë gjasë, orë gjumi.

Qytetarët të painformuar

E hëna e sotme i gjeti shumicën e përdoruesve të monopatinave elektrike të painformuar. 

Në rrugët e Tiranës, mes trafikut të zakonshëm të fillimjavës, shihje përdorues monopatinash që vijonin qarkullimin si zakonisht. 

Disa prej tyre, pasi u ndaluan nga postoblloqet e ngritura në disa akse kryesore, panë mjetet e tyre të sekuestruara. Të tjerë, edhe pse ishin në dijeni të ndalimit, nuk kishin gjetur dot zgjidhje alternative për të shkuar në punë apo shkollë.

Në një qytet ku transporti publik mbetet problem kronik, monopatina shihet si ‘shpëtim’ i përditshëm ekonomik dhe praktik.

Në të njëjtën kohë, është fakt që përdorimi i monopatinave është kthyer në një shqetësim serioz për sigurinë rrugore. Shumë prej tyre përdoren pa kaskë, në trotuare apo korsitë e makinave, shpesh nga të mitur, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente. Mungesa e infrastrukturës së dedikuar dhe mungesa e rregullave të qarta kanë krijuar një situatë kaotike ku, në vend të zgjidhjes, çdo palë mbetet e pambrojtur.

Monopatinat elektrike, nga promovimi tek ndalimi   Monopatinat elektrike, nga promovimi tek ndalimi

Kur bllokimi zëvendëson politikën

Migen Qiraxhi, aktivist i Qëndresës Qytetare dhe një nga përdoruesit e parë të monopatinave në Tiranë, e sheh këtë vendim si simptomë të një paaftësie kronike shtetërore për të rregulluar, ndaj ndalohet.

“Meqë shteti nuk aplikon dot tre rregulla – kaskë, regjistrim mjeti dhe limit moshe – nesër sipërmarrësit e rinj të skuterave do dalin në punë të prishin kontratat e qirave dhe të vrapojnë në banka për të larë këstin e investimit. Për përdoruesit, ku hyj edhe vetë, nuk po ankohem se gjysma janë ‘terroristë’ në rrugë nga mënyra si i ngasin,” thotë ai.

Më tej shton me ironi: “Nuk më lidhet që një shtet si ky i joni, që krenohet me Ministër të Inteligjencës Artificiale, të mos përpilojë një rregullore të thjeshtë për një mjet po aq inovativ e teknologjik”

Ekonomisti Artan Gjergji, edhe pse jo përdorues, e quan vendimin “një tjetër lëvizje të çuditshme dhe të pamenduar”, duke ironizuar prirjen e qeverisë për të zgjidhur çdo hall publik me ndalesa.

“Ndaj njerëz të dashur, mos u mashtroni pas fasadës, por mendojini gjërat me më shumë logjikë kur mbështesni politika bllokuese për çdo gjë,” shkruan ai.

Përfundim 

Ministrja Koçiu justifikoi ndalimin me 991 rastet e raportuara nga urgjencat, që sipas saj janë “më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme deri në hartimin e një rregulloreje strikte”. 

Ajo shtoi se pas përfundimit të procesit rregullator, përdorimi i monopatinave do të lejohet vetëm për përdorim vetjak, jo për qira apo veprimtari tregtare.

“Do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të përcaktojmë korsitë, rrugët dhe hapësirat ku mund të përdoren monopatinat, si dhe kriteret për moshën, masat mbrojtëse dhe shpejtësinë e lejuar,” deklaroi ministrja.

Ende nuk dihet se kur do të jenë gati rregullat e reja, por deri atëherë mirë do të ishte që institucionet të përqendroheshin në informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Në vend që të ndalohej në mënyrë të menjëhershme, një proces i ndërmjetëm informimi dhe ndërgjegjësimi do të kishte qenë më i drejtë dhe më efektiv. Qytetarët duhej të kishin kohë për t’u përshtatur, për t’u informuar dhe për të kuptuar rregullat që pritet të vihen në zbatim./Faktoje.al/

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme