Sociale 19 Nëntor 2025, 08:23 Nga VNA

Monitor: Më shumë gjysma e barnave antitumorale mungojnë, pacientët shqiptarë detyrohen të ikin jashtë për të mbijetuar

Ndaje në Whatsapp
Monitor: Më shumë gjysma e barnave antitumorale mungojnë,

Sëmundjet tumorale po avancojnë në popullsinë shqiptare me shpejt se aftësia e shtetit për të përballuar me medikamente trajtimin e tyre.

Për rrjedhojë një pjesë e mirë e pacientëve detyrohen të largohen jashtë vendit për trajtim duke u përballuar me sfida të shumëfishta që përfshijnë së pari kosto të larta financiare.

“Duke u nisur se në vendin tonë nuk disponojmë Actinomycin D dhe jemi përpara një forme agresive, mendojmë që fëmija të trajtohet jashtë vendit”. Kjo ishte deklarata e një familjeje me fëmijë me tumor që Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjeti në një kontroll që ushtroi në QSUT  mbi efektivitetin e barnave kundër neoplazmave.

Megjithëse pacientit ju sigurua cikli i parë i trajtimit, nuk është vijuar më me hapat e tjerë në Komisionin Ndërspitalor, pasi ka ikur për trajtim jashtë vendit.

Ndërmjet 2020 dhe 2024 rreth 12 pacientë me tumor që kishin nevojë të trajtoheshin me “Actinomycin D” 8 prej tyre janë dërguar për mjekim jashtë vendit.

Teksa përhapja e sëmundjeve tumorale po vjen në rritje nga viti në vit, numri i diagnozave në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” po vijnë në ulje.

Sipas KLSH vitin e kaluar në QSUT u vunë 2024 diagnoza për sëmundjet tumoralë ose 45 % për qind më pak se në vitin 2023.

Nga ana tjetër vitin e kaluar 3374 persona humbën jetën nga këto sëmundje ose 1 për qind më shumë se në vitin 2023.

Një numër i madh personash më sëmundje tumoralë vendosin të kurohen jashtë vendit për arsye të pasigurisë dhe mungesës së medikamenteve.

Sipas KLSH rezulton se nga 253 barna anti-tumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 46% nuk janë importuar në asnjë moment gjatë periudhës së auditimit, çka tregon për mungesë të mekanizmave efektivë që lidhin autorizimin me furnizimin real në treg.

Gjithashtu, konstatohet një nivel i ulët i kontrollit laboratorik mbi cilësinë e barnave antitumorale.

Sipas KLSH-së rezulton se nuk janë ezauruar në mënyrë shteruese të gjithë mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes institucionale nga të gjithë subjektet nën auditim, duke ndikuar negativisht në mirë -menaxhimin e proceseve të të gjithë zinxhirit të disponibilitetit të barnave.

Në këtë kontekst problematikat burojnë nga një sërë faktorësh të ndërthurur si nën-financimi buxhetor, mangësitë në planifikimin e bazuar në nevoja reale nga Shërbimet, vonesat proceduriale, kombinuar me parregullsitë përgjatë procesit të administrimit të barnave, mbikëqyrjes së furnizimeve si dhe mungesës së monitorimit nga organet përgjegjëse duke rezultuar në mangësi sistemike në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për target-grupin e pacientëve me sëmundje tumorale./ B.Hoxha

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme