Sociale 8 November 2025, 18:49 Nga VNA

Monika Kryemadhi flet për jetën pas divorcit dhe largimit nga politika: Zgjohem me vajzën, jo më me Ilir Metën

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi flet për jetën pas divorcit dhe largimit nga

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur hapur për transformimin e jetës së saj pas divorcit nga ish-presidenti Ilir Meta, si dhe për sfidat pas largimit nga skena politike.

Në një rrëfim të sinqertë, Kryemadhi u shpreh se sot ndihet më e lirë, më e qetë dhe më e fokusuar te vetja e familja. Ajo tregoi edhe ndryshimin simbolik në rutinën e ditës.

“Tani jam më e lirë. I vetmi ndryshim që kam sot është se në mëngjes, nëse më parë në krevat kisha Ilir Metën, sot kam Bora Metën. Kam një jetë më të qetë, një ritual më të qetë, merrem me veten… Pa titull. S’kam pasur titull më parë, kam qenë në shërbim të të tjerëve. Të tjerët e kanë përdorur titullin tim,” tha Kryemadhi.

Ajo foli edhe për ndikimin e divorcit tek fëmijët, duke theksuar se ndonëse të lënduar, ata janë sot më të pjekur e më të qetë.

“Fëmijët janë shumë të rritur. Divorci i rriti edhe më shumë. Nuk e prisnin, por janë të qetë, të pjekur. Të lënduar pa diskutim, por për shkak të shkollimit mendojnë ndryshe. Tani po njohin tamam nënën dhe babanë. Na shihnin si njerëz hermetikë dhe robotë,” u shpreh ajo.

Duke folur për periudhën e saj në politikë, Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë, ku theksoi se goditjet më të mëdha nuk i ka marrë nga kundërshtarët, por nga brenda radhëve.

“Mua s’më hëngri politika, por shokët. Historitë u përdorën për të larguar Monikën. Po ta shikosh historikun tim, unë kam promovuar vetëm të rinjtë. Largimi im, largoi mekanizmin e barazisë. Erdhën njerëz nga rruga që e rrudhën partinë,” deklaroi ajo.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme