Sociale 4 December 2025, 16:52 Nga VNA

Ministria e Shëndetësisë ja bën “dhuratë” Spitalit Amerikan transplantin e veshkave. Mungojnë sallat me aparaturat specifike, lekët e shtetit shkojnë tek amerikan

Ndaje në Whatsapp

Ministria e Shëndetësisë ja bën “dhuratë”

Edhe pse jemi në vitin 2025 dhe premtimi për kryerjen e transplantit të veshkës në QSUT ishte dhënë që në vitin 2023, qendra spitalore universitare e vendit vijon të mos ofrojë këtë procedurë jetike. Rezultati është i qartë: shteti paguan miliona lekë tek spitalet private për shërbime që duhej t’i ofronte vetë brenda sistemit publik referues. Në kundërshtim me deklaratat e qeverisë dhe strategjitë e shëndetësisë, QSUT nuk ka ende sallat e pajisura me aparaturat specifike për transplantin e veshkës dhe mungon edhe paketa e terapisë së flakjes akute të veshkës (AKI). Këto boshllëqe e kanë kthyer transplantin renal në një shërbim të privatizuar de facto, ku qytetarët varen nga spitalet private për ndërhyrje që duhet të ishin thelbësisht pjesë e QSUT-së.

Vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer gjithsej 14 transplante të veshkës dhe asnjë prej tyre në QSUT: 7 në spitalin privat “American Hospital” dhe 7 në spitalin privat “Hygeia”. Megjithëse procedurat janë ndarë mes dy spitaleve, përfituesi real është i njëjti, pasi të dy institucionet janë në pronësi të Klodian Allajbeut, duke i garantuar këtij të fundit kontrollin praktik të transplantit renal në vend. Ndërkohë, QSUT — që duhet të ishte qendra kryesore referuese e vendit për këtë lloj ndërhyrjeje — nuk ofron as transplantin, as terapinë e flakjes akute të veshkës, një procedurë shpëtimtare për pacientët në gjendje kritike. Kjo i detyron institucionet shtetërore të blejnë shërbimin në privat, duke i kaluar një faturë të lartë buxhetit të shtetit.

Kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë nga skadimi i afërt i koncesionit të dializës, i cili përfundon në vitin 2026. Edhe pse QSUT ka sot një numër të konsiderueshëm aparaturash të trasheguara nga koncesionari dhe mund të marrë vetë në dorë shërbimin, ka gjasa reale që kontrata të shtyhet edhe për pesë vite të tjera. Një vendim i tillë do të ishte absurd, pasi aparaturat e dializës ndërrohen zakonisht çdo shtatë vjet dhe shtyrja e kontratës detyron shtetin të blejë pajisje të reja nga e para, edhe pse ato ekzistuese janë funksionale. Për më tepër, koncesioni i dializës është aktualisht nën hetim nga SPAK, çka e bën edhe më të pajustifikueshme çdo tentativë për vazhdim.

Në vend që të krijohet një strategji moderne shëndetësore, ku transplanti i veshkës të jetë pjesë organike e QSUT-së dhe të centralizohet si shërbim publik kombëtar, qeveria ka zgjedhur zgjidhjen më të kushtueshme dhe më të paqëndrueshme: pagesat për privatët. Në fushën e nefrologjisë dhe transplantit, situata është kthyer në një shembull të degradimit të sistemit spitalor referues të vendit. QSUT nuk ka sallat specifike për transplante, nuk ka pajisjet e nevojshme, nuk ka hapur paketat spitalore për procedurat dhe nuk kryen asnjë nga shërbimet kritike që duhet të jenë pjesë e një qendre spitalore universitare.

Ndërkohë, spitalet private kryejnë çdo procedurë, arkëtojnë qindra milionë lekë nga shteti, kontrollojnë tregun dhe përfitojnë nga boshllëqet që politika ka krijuar brenda sistemit spitalor publik. Për pacientin shqiptar kjo do të thotë varësi totale nga sektori privat për shërbime që çdo shtet normal i ofron vetë, por që në Shqipëri vijojnë të mbeten privilegj privat, i paguar nga taksat e qytetarëve.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme