Sociale 12 August 2025, 15:47 Nga VNA

Ministria e Mbrojtjes njofton banorët e Gramshit për evakuuim… përmes Inetagram-it

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Mbrojtjes njofton banorët e Gramshit për evakuuim…

Në një situatë tejet të vështirë me zjarret në Gramsh, ku është shënuar edhe viktima e parë, Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhur të njoftojë banorët e fshatrave mes shumë mënyrave pa paguar dhe Instagram-in.

THIRRJE URGJENTE!
“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt,” – shkruan Ministria e Mbrojtjes në Instagram.

Ka shumë forma dhe mënyra për të ndërgjegjësuar dhe njoftuar banorët. Por në fshatrat e Gramshit vështirë se në këto momente ka internet e aq më tepër të përdoret Instagram-i. Ndaj kjo mënyrë propagandistike merr ngjyra qesharake kur përdoret vend e pa vend. Një këshillë për ministrin e Mbrojtjes: përdore Instagram-in kur të duhet të bësh pak reklamë për punën e ministrisë, se për të njoftuar banorët e ke pak të vështirë. Të paktën sot dhe në orët në vazhdim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme