Sociale 14 October 2025, 17:14 Nga VNA

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë, ndërsa procedohen

Ndaje në Whatsapp
Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë,

Një ditë pas përplasjes me minatorët protestues të Spaçit, policia e Mirditës njoftoi të martën se po ndiqte penalisht nëntë prej tyre për veprat penale të pengimit të qarkullimit dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë. Për ndjekje penale është referuar në prokurori edhe një përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, e cila po mbështet protestën.

Edhe pse po ushtronin të drejtën e tyre të protestës, minatorët u mbajtën për 6 orë të izoluar në komisariatin e Mirditës të hënën. Të martën në mëngjes, ata u mblodhën sërish në shenjë proteste në hyrjen kryesore të minierës.

“Ne ishin duke protestuar, siç po bëjmë prej datës 8 tetor pranë hyrjes kryesore të kompanisë. Policia erdhi dhe ndërhyri forcërisht pa asnjë shkak,” tha Albert Bushpreni, drejtues i protestës.

“Na morën na çuan në komisariat dhe disa prej nesh kanë pësuar edhe fraktura nga dhuna policore. Nuk më duket normale që në një shtet demokratik të veprohet në këtë mënyrë, vetem se ne po kërkojmë të drejtat tona,” shtoi ai.

Rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit në Mirditë kanë ndërprerë punën dhe janë ngritur në protestë që prej datës 8 tetor, duke kërkuar njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, e cila, sipas tyre, do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në vendin e punës.

Por kompania “TETE Albania”, e cila menaxhon minierën e Spaçit, nuk i ka pranuar deri më tani kërkesat e minatorëve.

Në një njoftim për mediat të shpërndarë të martën, kompania “Tete Albania” deklaroi se ishte pro dialogut me minatorët, por akuzoi Konfederatën se po pengonte punën në minierë dhe se nuk kishte paraqitur dokumentacion të plotë ligjor.

“Shoqëria ‘TETE Albania’ mbetet e gatshme për dialog konstruktiv dhe social, sapo të paraqitet dokumentacioni i plotë ligjor dhe të respektohen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi”, deklaroi kompania./BIRN/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme