Sociale 20 Tetor 2025, 08:33 Nga VNA

Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë trefishuar

Ndaje në Whatsapp
Çmimet e apartamenteve në 3-mujorin e dytë 2025 janë

Çmimi mesatar për një metër katror i apartamenteve në Tiranë në fund të muajit qershor arriti në 1,863 euro për metër katror, sipas të dhënave të indeksit “Keydata Albania” të publikuara nga “Çelësi Media Group”.

Të dhënat e indeksit për çmimet e apartamenteve përfshijnë një përzierje çmimesh të apartamenteve të reja dhe atyre për rishitje, megjithatë, shumica e tregut që pasqyrohet në indeks është bazuar në çmimet e apartamenteve të rishitura. (sipas të dhënave të tjera nga tendenca e indeksit të çmimeve të Fischer të Bankës së Shqipërisë dhe raportit të Deloitte për tregun e pronave, çmimi mesatar është rreth 2000-2100 euro/m2, duke përfshirë apartamentet e reja).

Sipas indeksit “Keydata Albania” në 3-mujorin e dytë 2025 çmimet mesatare janë rritur 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s. Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, çmimet janë 2.8 herë më të larta se në vitin 2005. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.

Tremujori i dytë 2025 karakterizohet nga një rritje çmimesh mesatare në 3 zonat kryesore të kryeqytetit. Brenda Unazës së Vogël, në këtë tremujor, çmimi mesatar i apartamenteve përllogaritet në 2,054 euro për metër katror. Krahasuar me 3 mujorin e parë 2025 çmimet janë rritur me 10.1%. Në zonën e ish Bllokut çmimi mesatar i apartamenteve arriti në vlerën 2,660 euro për metër katror në 3 mujorin e dytë të 2025-s, me rritje 0.8% krahasuar me tremujorin e parë 2025. Për çmimet mesatare jashtë zonës së Unazës . përllogariten në 1,768 euro për metër katror me rritje 4.3% krahasuar me tremujorin e parë 2025.

Sipas raportit të “Keydata Albania” në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën e tremujorëve 2020-2025. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.

Sipas raportit nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e dytë 2025, çmimi real i shitjes së apartamenteve në Tiranë është rritur me 103%. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2020-2025 përllogaritet në 70.2%.

Referuar grafikut të mësipërm, kurba e indeksit të çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë ka pësuar fluktuacione të pakta përgjatë kësaj periudhe kohore, mes të cilave do të nënvizonim:

Momentet kryesore të rritjes janë listuar si më poshtë:

Tremujori i tretë 2020 deri në tremujorin e dytë 2023; indeksi është rritur me: 3.17%; 2.2%, 0.41%, 0.69% dhe 0.63%, 1.89%, 0.85%, 1.70%, 5.56%, 3.00%, 0.72% dhe 6.24% përkatësisht nga njëri tremujor në tjetrin. Nga tremujori i tretë në tremujorin e kartër indeksi është rritur me një përqindje më të lartë, përkatësisht me 21%, nga tremujori i katërt në tremujorin e parë 2024, indeksi është rritur me 10.09%, nga tremujori i parë në të dytë 2024, indeksi është rritur me 2.26% dhe nga tremujori i dytë në atë të tretë është rritur me 4.19%. Periudha aktuale, tremujori i dytë 2025 shoqërohet me një rritje me 23% krahasuar me tremujorin e parë 2025.

Rënie në indeks vërehet nga tremujori i parë në tremujorin e dytë 2020, një rënie me 2.37 % në indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë, një rënie me 1.04% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2023, një rënie në periudhën aktuale nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2024 me 2.57% dhe nga tremujori i fundit 2024 në tremujorin e parë 2025 me 5.26%.

Në Grafikun 2 më sipër paraqitet çmimi mesatar real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën e tremujorëve 2020-2025, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e dytë 2025, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,030 €/m2 – 1,863 €/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 984 €/m2 në 1,755 €/m2.

Në tremujorin e dytë 2025, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,863 €/m2 dhe 1,755 €/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e parë 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 4.9% dhe çmimet mediane janë rritur me 5.6%.

Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.

Në Grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (Euro/m2) në zonën brenda Unazës së vogël për periudhën e tremujorëve 2020-2025. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,128 – 2,054 €/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,074 – 1,993 €/m2.

Një tendencë rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e dytë 2025. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 2,054 €/m2; çmimi median përllogaritet në 1,993 €/m2. Krahasuar me tremujorin e parë 2025, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 10.01% dhe çmimet mediane janë rritur me 9.7%.

Në Grafikun 4 është paraqitur kurba e evoluimit të çmimit mesatar real dhe medianës së çmimeve (Euro/m2) të apartamenteve në zonën e Bllokut. Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të konsiderueshme duke variuar në intervalin 1,462€/m2-2,856€/m2 ndërsa çmimet median brenda intervalit 1,387€/m2 -2,721€/m2.

Një rënie e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2020, 13.7%, shoqëruar më pas me një rritje me të madhe me 20.7% krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 3.2 % nga tremujori i katërt 2020 në tremujorin e parë 2021 shoqëruar më pas me një rritje me 6.2% dhe sërisht një rritje me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021, me një rënie nga tremujori i tretë në të katërt me 1.4%, nga tremujori i parë në të dytë një rritje me 9.8% dhe një rritje me 13.4% nga tremujori i tretë në tremujorin e fundit 2022. Përsa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të dytë 2025, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 2,660€/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 2,437 €/m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e parë 2025 kanë pësuar një rritje të vogël me 0.8% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 4.1%.

Në Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/m2 të apartamenteve në zonën jashtë Unazës së vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 959 €/m2 deri në 1,768 €/m2 në tremujorin e dytë 2025. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 930 €/m2 – 1,660€/m2.

Tremujori i dytë 2025 karakterizohet nga një rritje e vogël e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Ҫmimet reale mesatare përllogariten në 1,768 €/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 1,660 €/m2, duke pësuar një rritje me 4.2% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 4.3% krahasuar me tremujorin e parë 2025. / Monitor

Video

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Dy shtetas kinezë janë kapur gjatë tentativës për të futur në Shqipëri 62 kilogramë kanabis, të ndarë në dy valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara, dhe më pas drejtuar Shqipërisë. https://www.vna.al/kronika/tentuan-te-fusnin-61-kg-kanabis-ne-shqiperi-arrestohen-dy-kineze-ne-rina-i15927

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur zyrtarisht dënimin me pesë vjet burg për konspiracion në financimin e paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007, duke u bërë ish-udhëheqësi i parë francez që shkon pas hekurave në epokën moderne. 70-vjeçari, u paraqit këtë mëngjes në burgun “La Santé” në jug të Parisit, ku do të qëndrojë në një qeli 9 metra katrorë, e pajisur me tualet, dush, tavolinë pune dhe televizor. Ai do të mbahet në seksionin e izolimit për arsye sigurie, pasi burgu strehon edhe persona të dënuar për trafik droge dhe terrorizëm.

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme