Sociale 1 Janar 2026, 14:20 Nga VNA

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Ndaje në Whatsapp
Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë)

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin  përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.

Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.

Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.

Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave./Monitor

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.

Edhe në  vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.

Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e rritjes./Monitor

Video

Irani në paralizë ndërsa protestuesit sulmojnë zyrën e guvernatorit, turmat brohorasin “Vdekje Khameneit” Irani u përfshi nga protesta të gjera që çuan në një mbyllje pothuajse mbarëkombëtare, me biznese, universitete dhe zyra qeveritare të mbyllura në 21 nga 31 provinca. Protestat u nxitën nga kriza e thellë ekonomike dhe politike, inflacioni i lartë dhe rënia e standardit të jetesës. Gjatë përplasjeve, një anëtar 21-vjeçar i Gardës Revolucionare u vra, ndërsa në disa qytete protestuesit sulmuan ndërtesa qeveritare, përfshirë zyrën e një guvernatori. Pamje video tregojnë përleshje të ashpra, brohoritje kundër regjimit dhe përdorim force nga autoritetet. Situata u shoqërua edhe me ndryshime në nivelet e larta të udhëheqjes, përfshirë emërime të reja në bankën qendrore dhe në Gardën Revolucionare, ndërsa trazirat vazhduan për ditë me radhë.

Orët e para të mëngjesit tronditën një resort në Zvicër, ku në ambientet e një bari ka ndodhur një shpërthim. Resorti zviceran, Crans-Montana, i njohur për turistët britanikë, raportohet se ka lënë të paktën 40 të vdekur dhe 100 të plagosur. Crans-Montana është një vendpushim skijimi luksoz në rajonin zviceran të Valais, shtëpia e 87 km shtigjeve për skijim. Në fund të janarit, vendpushimi pritet të presë një ngjarje prestigjioze të skijimit me shpejtësi – Kupën Botërore FIS.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në një bar në Crans-Montana, vendpushimi i njohur i skijimit në Zvicër, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e rëndë të dhjetëra të tjerëve. Sipas Sky News, që citon burime nga policia lokale në kantonin Valais, mbi 10 persona janë plagosur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 sipas kohës lokale në barin “Le Constellation”, i frekuentuar kryesisht nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri. https://www.vna.al/bota/shperthim-tragjik-ne-nje-bar-ne-crans-montana-zvicer-te-pakten-10-te-vdekur-i18443

Një përplasje frontale midis dy trenave pranë atraksionit turistik të Machu Picchu në Peru ka shkaktuar vdekjen e një shoferi treni dhe lëndimin e të paktën 40 pasagjerëve. Një pasagjer, Niels Honkoop, 33 vjeç, përshkroi “kaos” pas përplasjes, duke thënë se njerëzit qanin, vraponin dhe shumë prej tyre ishin të plagosur rëndë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme