Sociale 21 March 2026, 11:52 Nga VNA

Media zvicerane: ‘Air Albania’ 100 mln euro detyrime te papaguara, qeveria Rama shqyrton marrjen përsipër të borxheve

Ndaje në Whatsapp

Media zvicerane: ‘Air Albania’ 100 mln euro detyrime te papaguara,

Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë “Air Albania” pas vështirësive financiare dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj.

Media e njohur ndërkombëtare “AeroTelegraph”, me bazë në Zvicër e raporton këtë, duke bërë me dije se bëhet fjalë për 100 milionë euro detyrime të papaguara nga kompania, përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin, shërbimin e ushqimit etj.

Sipas medias, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë përsipër të paguajë rreth 35 milionë euro për të shmangur procedurat ligjore.

“Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale.

Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë.

Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë. Air Albania ndërpreu operacionet afërsisht shtatë muaj më parë, pasi autoriteti i aviacionit pezulloi licencën e saj. Kompania ajrore është aktualisht në likuidim.”, thuhet në artikullin e medias së huaj.

Pak muaj më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë pezulloi aktivitetin e “Air Albania” për shkak të shkeljeve kontraktore. Pas këtij vendimi, disa aeroporte ndërprenë shërbimet për kompaninë dhe kontraktorët bllokuan avionët e dhënë me qira.

Në nëntor, Turkish Airlines lëshoi ​​një njoftim në bursë në lidhje me “shitjen e aksioneve të partneritetit tonë në Air Albania”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme