Sociale 2 October 2025, 08:58 Nga VNA

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Ndaje në Whatsapp
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet

Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.

Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme).

Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës.

Të dhënat e Eurostat tregojnë diferenca të mëdha në nivelin e digjitalizimit mes ekonomive europiane. Shumë ndërmarrje në vendin tonë, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, ende nuk kanë arritur të integrojnë teknologjitë online si pjesë të përditshme të aktivitetit të tyre ekonomik.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, niveli i përdorimit mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja europiane. Teksa BE-ja arrin një mesatare prej 62.9%, Shqipëria, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, renditet në zonën ku përqindja e punonjësve që përdorin internetin në punë është shpesh më pak se 30%.

Arsyet e kësaj diference lidhen ngushtë me strukturën ekonomike të vendit tonë. Pesha e lartë e sektorëve tradicionalë, si bujqësia dhe ndërtimi, ku interneti nuk është mjet kryesor pune, kufizon ndjeshëm digjitalizimin e tregut të punës.

Në Shqipëri, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë mikro ose të vogla, me kapacitet të kufizuar financiar dhe teknologjik për të investuar në pajisje digjitale dhe trajnime për punonjësit. Për më tepër, mungesa e shtrirjes së plotë të infrastrukturës moderne të internetit në zonat rurale e thellon hendekun mes qyteteve të mëdha dhe pjesës tjetër të vendit.

Shumë kompani shqiptare vijojnë të mbështeten tek mënyrat tradicionale të punës, duke mos e parë internetin si një instrument që rrit produktivitetin. Krahas kësaj, mungesa e aftësive digjitale te një pjesë e madhe e fuqisë punëtore, sidomos te brezat më të vjetër, përbën një pengesë shtesë për përhapjen e gjerë të teknologjisë në punë.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria gjendet në një mesatare të ulët, të ngjashme me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia tregojnë pak më shumë përparim, falë investimeve më të hershme në teknologji dhe integrimit më të madh të shërbimeve online./Monitor

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme