Politika 31 March 2026, 17:07 Nga VNA

Mbrojtësi i të dhënave personale kyç gojën për patronazhistët, por ju kërkon taksive dhe spitaleve të fshijnë të dhënat tona personale

Ndaje në Whatsapp
Mbrojtësi i të dhënave personale kyç gojën për

Në një raport prej 116 faqesh, dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, nuk ka dhënë asnjë fjalë për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga partitë politike dhe kandidatët gjatë fushatës së 11 majit.

Në dokumentin e firmosur nga Besnik Dervishi, mund të gjesh gjithçka, por asnjëherë fjalën ‘parti politike’.

Sikur patronazhistët, aktivistët apo forumistët e call-centerave të mos ekzistonin, Komisioneri Dervishi ka shpenzuar shumë energji e shkresa për tu kërkuar universiteteve, spitaleve, azileve, taksive dhe kompanive të udhëtimit, të fshijnë të dhënat e qytetarëve.

Për partitë, asnjë rekomandim dhe asnjë hetim, edhe pse qytetarët në fushatë denoncuan se si partitë kishin data-baza të detajuara për ta, me numra ID; nr telefoni, vende pune, madje edhe targa makine, se si i telefononin, të majtë e të djathtë, se si thirreshin për sondazhe.

Por për Besnik Dervishin këto nuk janë parë e dëgjuar.

Por shihni kë nuk ka toleruar komisioneri:

Bazuar në Aneksin 3 të raportit vjetor për vitin 2025, institucionet publike dhe private për të cilat Zyra e Komisionerit ka lënë rekomandime janë si vijon:

Sektori Privat (Shoqëri Tregtare dhe Shërbime):
• “BILANC” sh.p.k
• “HELIUS SYSTEMS” sh.p.k
• “3i SOLUTIONS” sh.p.k
• “A.E.DISTRIBUTION” sh.p.k
• “RITECH SOLUTION” sh.p.k
• “PRISMA” sh.p.k
• “Zenith Travel & Torus” sh.p.k
• “LUX TAXI” sh.p.k
• “MERR TAXI” sh.p.k

Institucionet e Arsimit të Lartë:
• Universiteti “Aleksandër Moisiu”
• Universiteti “Luigj Gurakuqi”
• Universiteti Bujqësor i Tiranës
• Universiteti “Aleksandër Xhuvani”
• Universiteti “Ismail Qemali”

Institucionet Shëndetësore (Spitale Universitare dhe Rajonale):
• Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
• Qendra Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”
• Spitali Universitar i Traumës
• Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
• Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”
• Spitali Rajonal Vlorë
• Spitali Rajonal Durrës
• Spitali Rajonal Shkodër
• Spitali Rajonal Memorial Fier
• Spitali Rajonal Lezhë
• Spitali Rajonal Gjirokastër
• Spitali Rajonal Korçë

Institucione të tjera Publike dhe Autoritete Kompetente:
• Qendra Pritëse për Azil
• Instituti i Mjekësisë Ligjore
• Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës

Organizata Jofitimprurëse dhe Shoqata:
• Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
• Linja e këshillimit për gra dhe vajza
• Shërbimet shqiptare për refugjatët dhe migrantët (RMSA)
• Shoqata “Qendra e gruas hapa të lehtë”
• Qendra “Konsumatori Shqiptar”

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme