Sociale 15 December 2025, 16:46 Nga VNA

Mbi 75% e emigrantëve shqiptarë janë meshkuj të moshës 25-44 vjeç

Ndaje në Whatsapp

Mbi 75% e emigrantëve shqiptarë janë meshkuj të moshës

Hulumtimi Kombëtar i Migracionit 2024, i realizuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në partneritet me Bankën Botërore, zbulon profilet dhe modelet e migracionit të shqiptarëve, duke ofruar të dhëna të pasura për politikat migratore.

Sipas studimit, migracioni shqiptar kryesisht përbëhet nga të rinj, meshkuj dhe punëtorë me aftësi të mesme, të motivuar nga mundësitë ekonomike jashtë vendit. Më shumë se tre të katërtat e migrantëve aktualë janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është 25-44 vjeç.

Hulumtimi tregon se migracioni ndryshon sipas arsimimit dhe destinacionit: rreth një e treta e shqiptarëve që shkojnë në SHBA kanë arsim të lartë, ndërsa vetëm 5% e atyre që shkojnë në Greqi kanë përfunduar arsimin universitar. Përveç kësaj, prefekturat bregdetare dhe qendrore regjistrojnë nivele më të larta migracioni për shkak të afërsisë me destinacionet kryesore, si Italia dhe Greqia.

Para largimit, migrantët punojnë kryesisht në pozicione me aftësi të ulëta dhe fitojnë rreth 10% më pak se të punësuarit që nuk migrojnë. Tre muaj para largimit, 75% e migrantëve punojnë, por kjo shifër bie në vetëm 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Hulumtimi zbulon gjithashtu një diferencë të madhe mes pritshmërive dhe të ardhurave reale të migrantëve. Migrantët që jetojnë jashtë vendit prisnin të fitonin mesatarisht 3,900 dollarë në muaj, por të ardhurat reale arrijnë vetëm rreth 2,200 dollarë, duke i detyruar të kursejnë më pak se sa prisnin (450 dollarë kundrejt pritshmërive prej 1,270 dollarësh). Ky hendek i pritshmërive është më i madh për migrantët në Greqi, me një diferencë prej 52% tek të ardhurat dhe 69% tek kursimet.

Hulumtimi, që përfshin 3,804 familje migrantësh dhe 1,198 familje jo-migrantësh, kombinon intervista të drejtpërdrejta dhe sondazhe telefonike me shqiptarë jashtë vendit, duke siguruar të dhëna më të sakta dhe të hollësishme mbi ciklin e plotë të migracionit./ekofin/

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme