Sociale 12 October 2025, 09:13 Nga VNA

“Lufta” për Urdhrin e Psikologut, Administrativja rrëzon Valbona Treskën

Ndaje në Whatsapp

“Lufta” për Urdhrin e Psikologut, Administrativja rrëzon

Pavarësisht se janë zhvilluar dy palë zgjedhje dhe janë votuar si presidentë të Urdhrit të Psikologut, Altin Nika e Brunilda Laboviti, në karrige vijon të qëndrojë Valbona Treska. Në kundërshtim me ligjin Treska ka zaptuar Urdhrin e Psikologut, duke mos zbatuar vendimet e Asamblesë. Në këtë përplasje, sigurisht nuk kanë munguar as vendimet gjyqësore. Më i fundit, është një vendim i Gjykatës Administrative që mban firmën e gjyqtarit Marko Boshko. Përmes vendimit ai i ka dhënë të drejtë Altin Nikës, të cilit i është dashur të kalojë në një kalvar procesesh dhe përballjesh me Urdhrin.

Pas përplasjeve brenda llojit, psikologët në maj të 2024 thirrën Asamblenë e jashtëzakonshme dhe votuan për presidentin e ri. Fitues rezultoi Nika. Por, Treska nuk e njohu vendimin e organit më të lartë të Urdhrit dhe nuk e dorëzoi detyrën. Çështja përfundoi dyerve të gjykatës.

Kur mandati i Treskës përfundoi, në qershor 2025 u mblodh Asambleja për të votuar presidentin e ri. Në garë ishin Brunilda Laboviti dhe sekretarja e Përgjithshme e Urdhrit Elena Mustafaraj. Laboviti fitoi me 238 vota, përkundrejt 140 votave që siguroi rivalja e saj. Edhe këtë vendim, Treska nuk e zbatoi. Nuk e njohu Asamblenë dhe megjithë ndërhyrjen e policisë asgjë nuk ndryshoi.

Në garën e qershorit, Nika nuk mundi të bëhej pjesë, pasi Urdhri Psikologut e ndëshkoi me masë disiplinore, si mundësia e vetme që ai të mbetej jashtë. Ai iu drejtua gjykatës Administrative, e cila e shfuqizoi vendimin e Urdhrit duke ia hequr masën.

Sigurimi i padisë sipas ligjit është titull ekzekutiv dhe zbatohet menjëherë. Por Urdhri nuk e shfuqizoi masën disiplinore. Altin Nika vendosi të vërë në lëvizje Përmbarimin Gjyqësor Shtetëror, që të detyronte Urdhrin të hiqte masën dhe ai të bëhej pjesë e garës.

Urdhri i Psikologut nuk iu bind vendimit të gjykatës pasi i konsideronte veprimet e përmbarimit si të “jashtëligjshme” dhe i goditi në gjykatë. Gjykata Administrative pasi shqyrtoi çështjen vendosi ta rrëzojë ankesën e Urdhrit, rrjedhmisht duke pasqyruar si të ligjshme veprimet e Përmbarimit dhe duke rrëzuar çdo pretendim të Valbona Treskës.

Nika pasi ka siguruar këtë vendim paralajmëron padi penale ndaj Treskës, Komisionit të Etikës dhe Këshillit Kombëtar, pasi kanë injoruar vendimet gjyqësore dhe i kanë shkaktuar një dëm të  pariparueshëm si moral ashtu dhe material.

“Lufta” për Urdhrin e Psikologut, Administrativja rrëzon

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme