Sociale 31 July 2025, 09:52 Nga VNA

Lufta i mori djalin e vogël, një shqiptare në mesin e bombardimeve në Gaza. I shoqi: I kërkova të ikte, nuk më la vetëm

Ndaje në Whatsapp
Lufta i mori djalin e vogël, një shqiptare në mesin e

Abdallah Jaber, palestinezi që jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, ndodhet sot në Gaza, në mes të luftës, së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn.

Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit.

“Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer. Shumë njerëz më pyesin Abdullah pse qëndron aty në këto kohë të vështira?  Unë i thashë Albinës dhe kalamajve ikni se nuk mund ta lë mamin këtu vetëm. Dhe përgjigja normale e një shqiptari ‘asnjëherë nuk të lë vetëm”. Dhe shyqyr zotit jemi bashkë e të bashkohemi në xhenet dhe me Ibrahimin!”, shprehet Abdallah Jaber.

Realiteti aty është tejet i vështirë tregon ekskluzivisht për Top Channel, Abdallah, por forca e optimizmi i  kësaj familje është e rrallë me mirënjohje për mbështetjen e treguar nga shqiptarët.

Shtëpia e tyre është bombarduar dy herë dhe qëndrimi i përkohshëm në tendë nuk është i sigurt.  Por sulmet nuk janë shqetësimi i vetëm, mbi të gjitha ushqimi, barnat apo kujdesi mjekësor është thuajse i pamundur.

“Thonë që u hap kufiri, po vërtetë e kanë hapur kufirin por për filma jo për ndihma.  Ata regjistrojnë hyrjen e mauneve por ushqimet i hedhin në vijën e kuqe ku nuk lejojnë njerëz të kalojnë  dot për t’i marr.. po vazhdojnë fëmijët tanë të vdesin nga mungesa e ushqimit!!”, shton më tej ai.

Nën kërcënimin e përditshëm të predhave, familja palestinezo shqiptare nuk humb besimin dhe ka një lutje.

“Duam të mbaroj lufta”, bën thirrje Jaber./Top Channel

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme