Sociale 26 September 2025, 19:29 Nga VNA

Liverpool nderon Diogo Jotën: familjes i jepet e gjithë kontrata prej 14.5 milionë paundësh pas vdekjes tragjike

Ndaje në Whatsapp
Liverpool nderon Diogo Jotën: familjes i jepet e gjithë kontrata prej

Klubi i Liverpool-it ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm, duke vendosur t’i japë familjes së Diogo Jotës të gjithë shumën e mbetur të kontratës, me vlerë 14.5 milionë paundë, pas vdekjes së tij tragjike në një aksident automobilistik në muajin korrik. Sulmuesi portugez, i cili ndodhej në kulmin e karrierës së tij, humbi jetën bashkë me vëllain e tij, Andre Silva, duke lënë pas bashkëshorten, Rute Cardoso, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël. Jota kishte një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me një pagë javore rreth 140,000 paund, ndërkohë që i kishin mbetur edhe dy vite të plota për ta përmbushur. Edhe pse në futboll nuk është praktikë e zakonshme që kontratat të respektohen pas ndarjes nga jeta, pronarët e klubit, Fenway Sports Group (FSG), morën vendimin që marrëveshja të zbatohet deri në fund, duke i siguruar familjes së lojtarit mbështetjen financiare maksimale.

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, e vlerësoi lart këtë gjest, duke e quajtur një vendim të jashtëzakonshëm:

“Shumë njerëz mund të mendojnë se kjo është normale, por nuk është diçka e zakonshme në botën e futbollit. Pronarët shpesh kritikohen, ashtu si edhe trajnerët, por mënyra si e menaxhuan këtë situatë ishte e jashtëzakonshme. Ata i dhanë gruas dhe fëmijëve të Jotës të gjithë shumën e kontratës. Kjo tregon se Liverpool nuk është thjesht një klub futbolli, por edhe një familje.”

Pas tragjedisë, Liverpool përjetoi një periudhë të vështirë emocionale, ku qyteti dhe tifozët u bashkuan në dhimbje. Përveç ceremonive përkujtimore dhe homazheve të shumta, klubi ndërmori një fushatë të madhe transferimesh, duke shpenzuar rreth 426 milionë paund në merkato. Kjo përfshiu afrimin e sulmuesve Hugo Ekitike dhe Alexander Isak, si pjesë e planit për të zëvendësuar boshllëkun e madh që la Jota në skuadër.

Slot kujtoi momentet e rënda që kaluan lojtarët dhe tifozët gjatë javëve të zisë:

“Dhimbja që përjetoi qyteti, mënyra si reaguan tifozët, lulet, memorialet – gjithçka ishte e pabesueshme. Ka momente kur pyes veten: ‘Si ndihen tani gruaja dhe fëmijët e tij?’ Kjo është një dhimbje që nuk shuhet lehtë.”

Në një vendim simbolik e të paharrueshëm, Liverpool ka tërhequr përjetësisht fanellën me numrin 20, që mbante Jota, duke e bërë atë pjesë të historisë së klubit. Kryetari i Liverpool-it, Tom Werner, e përshkroi sulmuesin si një njeri të jashtëzakonshëm:

“Diogo nuk ishte i dashur vetëm sepse shënonte gola – ai ishte i dashur sepse ishte sinqerisht një njeri i mirë. Humbja e tij është e jashtëzakonshme, jo vetëm për futbollin, por edhe për jetën.”

Gestet e solidaritetit nuk erdhën vetëm nga Liverpool-i. Përtej rivalitetit sportiv, edhe lojtarët e Chelsea-t vendosën të dhurojnë një pjesë të konsiderueshme të shpërblimit prej 11.4 milionë paundësh që fituan nga Kupa e Botës për Klube, për t’i ardhur në ndihmë familjes së Diogo Jotës. Ky akt i rrallë solidariteti ka prekur thellë opinionin publik dhe botën e futbollit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme