Sociale 5 November 2025, 20:08 Nga VNA

Ligji për barazinë gjinore miratohet nesër në Parlament, fetë dalin kundër

Ndaje në Whatsapp
Ligji për barazinë gjinore miratohet nesër në Parlament,

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë nesër projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, ndërsa kundërshtitë nga komunitetet fetare dhe organizatat pro-familjes janë shtuar në prag të votimit.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH) ka përsëritur sot qëndrimin e tij zyrtar kundër projektligjit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, traditës morale dhe shoqërore shqiptare, si dhe parimeve të besimeve fetare.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, KNFSH nënvizon se mbetet i përkushtuar ndaj dialogut me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile, me qëllim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie “të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme”.

“Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!”, përfundon deklarata e Bordit të Presidencës së KNFSH-së.

Në të njëjtën linjë qëndrimi, Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” ka njoftuar zhvillimin e një tubimi paqësor nesër, më 6 nëntor, në orën 09:30 përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Organizatorët deklarojnë se protesta ka për qëllim “mbrojtjen e vlerave familjare dhe të drejtës për t’u rritur në një shoqëri që respekton familjen si themel të saj”.

Në thirrjen publike, koalicioni u bën apel qytetarëve të bashkohen për të “qëndruar bashkë për familjen dhe fëmijët”, duke e cilësuar projektligjin si një rrezik për vlerat tradicionale të familjes shqiptare.

“Familja është themeli i shoqërisë dhe çdo përpjekje për ta zëvendësuar apo relativizuar atë duhet të ndalet,” thuhet në deklaratën e tyre.

Projektligji për Barazinë Gjinore pritet të ngjallë debat të gjerë në seancën plenare të së enjtes, mes përkrahësve që e konsiderojnë hap drejt barazisë reale dhe kundërshtarëve që e shohin si cenim të vlerave tradicionale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme