Sociale 10 January 2026, 12:30 Nga VNA

Lëngu i supës

Ndaje në Whatsapp
Lëngu i supës

-Nga Agim Xhafka

Pa pushuar ende shirat Balluku së pari e më tej Rama premtuan që do të zhdëmtonin realisht çfarë solli katastrofa e ujrave. Seriozë dhe krenarë u shfaqën fiks si qeveritarë dinjitozë. Por që atë sekondë populli i përqeshi. Nga që e di se rrena është strategjia e ekipit që na drejton prej 13 vitesh. Ende bujqit nuk kanë marrë pagesat e përmbytjeve të viteve para, ende shqiptarët nuk kanë marrë pagesat e dëmeve nga tërmeti, madje disave iu prishën dhe pallatet gjoja të dëmtuara që oligarkët aty të ngrenë kullat e tyre. E qershia mbi tortë qe analiza e ministrit të financave. Që pasi grumbulloi para nga disa kanale të buxhetit, nga emergjencat e të tjera, deklaroi që shuma e dëmshpërblimit do të jetë 50 milionë euro. Kur dëmi e pakta shkon 1 miliardë euro e kacafiu. Pra po ushqejnë elefantin me lugë kafe kuptohet.
Një propagandë e tillë ngjan me gostinë që do të shtronin dy shokë.
-Ti sill mishin, perimet, frutat, ëmbëlsirat, shishet e verës, -i tha njëri shokut të vet.
-Po ti? Çfarë do sjellësh ti? Se s’ngeli gjë!
-Unë do sjell nga çezma ime ujin që ti do të përdorësh për supën e gostisë!- u mburr shoku.
Kështu dhe Rama. Me 50 milionë euro as ujin e supës nuk paguan dot. Se dhe aq lëng për mijra e mijra të përmbytur kushton më shumë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme