Sociale 30 July 2025, 07:39 Nga VNA

Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët, rënie në qershor

Ndaje në Whatsapp
Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët,

Shifrat e qershorit tregojnë për një çoroditje të turizmit këtë fillimvere duke lëkundur për herë të parë seriozisht qëndrueshmërinë e tre viteve të fundit që sektori ka treguar në tërësi.

Të dhënat tregojnë se polakët dhe spanjollët, dy grupe që po rriteshin në mënyrë të vazhdueshme nga viti në vit, kanë shënuar rënie. Polakët ranë me 11.96% në 6-mujorin e parë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kurse spanjollët me 8.8% për të njëjtën periudhë

Kjo rënie duket se ka të bëjë me vizitorët individualë të këtyre dy vendeve që i janë drejtuar Shqipërisë nën valën e promovimit të gjerë në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale dhe jo segmentit të turizmit të organizuar që vjen nga këto vende.

Operatorët turistikë konfirmuan më herët se Polonia po u përmbahet numrave që kishte rezervuar sa i takon kontratave me garanci të cilat ishin 25 për qind rritje në raport me vitin 2024.

Ajo që në fakt nuk u vërejt këtë vit ndryshe nga viti i kaluar ishte rritja e kërkesës brenda sezonit për vende të lira diçka që ishte shumë e dukshme verën e kaluar.

Edhe Spanja ka pasur një rritje të turizmit të organizuar në vend nxitur jo vetëm nga prania e disa strukturave që janë marka ndërkombëtare por edhe nga disponueshmëria e strukturave të tjera që kanë gjetur kryesisht në zonën e Durrësit dhe të Golemit.

“Numri i turistëve polakë këtë vit është në rritje në raport me vitin 2024 sa u takon grupeve të organizuara dhe ne këtë e kishim të qartë që vitin e shkuar kur lidhëm kontratat paraprake.

Këtë vit, kërkesa e tyre është sërish në rritje për vende brenda këtij sezoni, por kjo rritje është e lehtë jo si vitin e shkuar kur ne e kishim të pamundur të gjenim hapësira.

Turistët spanjollë, nga ana tjetër, kanë njëfarë rritjeje dhe është një treg që po ecën ngadalë por qëndrueshëm dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë”do të shprehej kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa në një intervistë të fundit për “Monitor” pak javë më parë.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit të organizuar ai mbetet në totalin e sektorit me një peshë të ulët dhe pjesën më të madhe e mban turizmi individual. Të tjera grupe që kanë shfaqur rënie gjatë 6 mujorit të parë të vitit janë rumunët me rreth 18 për qind.

Rritja e shteteve që pësojnë rënie të hyrjeve edhe pse deri diku mund të kompensohet me rritjen që vjen nga shtetet e tjera sërish duhet të jetë një sinjal i shtuar për të kuptuar se cilat janë arsyet që po sjellin këtë tërheqje.

Në qershor edhe italianët që janë grupi më i madh pas Kosovës shënuan një tkurrje me 4 për qind diçka që nuk ishte vërejtur viteve të fundit qysh nga nisja e bumit turistik të shtetasve fqinje drejt vendit tonë.

Në janar-qershor në vendin tonë hynë 4.76 milionë të huaj me një rritje 4.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor sipas shifrave ishin 1.32 milionë të huaj./ MONITOR

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme