Sociale 1 May 2026, 13:07 Nga VNA

Largimet e paligjshme po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

Ndaje në Whatsapp

Largimet e paligjshme po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

Dhjetëra nëpunës civilë që kanë fituar betejat në gjykatë për largime të padrejta nga puna vijojnë të mbeten në listë pritjeje, edhe pasi kanë siguruar vendime të formës së prerë për rikthim.

Sipas të dhënave të disponueshme, edhe pse administrata kishte 1,760 vende vakante, 134 punonjës që kanë fituar gjyqin për rikthim vijojnë të mos sistemohen, duke krijuar një faturë të fshehur për buxhetin.

Të dhënat e publikuara nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se problematika nuk lidhet më me mungesën e vendimit ligjor, por me paaftësinë e administratës për të gjetur pozicione të rregullta në organikë për ekzekutimin e tyre.

Sipas raportit, për periudhën 2023–2024, në administratën shtetërore janë regjistruar 189 vendime gjyqësore të formës së prerë për rikthim në detyrë.

Nga këto, institucionet kanë arritur të ekzekutojnë vetëm 55 raste, ose 29.1%, ndërsa 70.9% e vendimeve, pra 134 raste, mbeten ende të paekzekutuara. Sipas tyre, 134 nëpunës civilë vijojnë të mbeten në listë pritjeje, ndërsa administrata shtetërore raportoi 1,760 pozicione të lira pune vetëm gjatë vitit 2024.

Kjo krijon një kosto të dyfishtë për shtetin. Nga njëra anë, institucionet mbeten të ekspozuara ndaj pagesave të prapambetura, dëmshpërblimeve dhe kostove të proceseve gjyqësore.

Nga ana tjetër, vendet e punës mbeten të bllokuara për rekrutime të reja, pasi organikat duhet të lënë hapësirë për ekzekutimin e vendimeve ekzistuese. Kjo e kthen listën e pritjes së gjyqfituesve në një pengesë reale për qarkullimin normal të administratës publike.

Raporti e evidenton këtë çështje si një problematikë të veçantë në sistemin e shërbimit civil, duke e ndarë në një aneks më vete për rastet e nëpunësve që aktualisht presin sistemimin në një pozicion pune.

Përtej aspektit individual të secilit rast, kjo sinjalizon se administrata vijon të vuajë nga mungesa e fleksibilitetit në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nga vështirësia për të absorbuar rikthimet pas proceseve gjyqësore të zgjatura.

Për tregun e punës në sektorin publik, efekti është zinxhir: konkurset e reja shtyhen, lëvizjet paralele ngadalësohen dhe vendimmarrja për strukturat e reja bëhet më e kujdesshme, pasi çdo pozicion vakant mund të duhet të përdoret për një gjyqfitues në pritje.

Në terma buxhetorë, kjo përkthehet në një faturë që nuk shihet menjëherë në paga, por reflektohet në eficiencë më të ulët dhe në kosto të fshehura administrative./Monitor.al/

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme