Sociale 23 Nëntor 2025, 12:52 Nga VNA

Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje

Ndaje në Whatsapp

Sapo lë pas krahëve fshatin Lalëz dhe i drejtohesh qendrës së njësisë së Ishmit, udhëtari ndeshet me një lagje të re, të ndërtuar kohët e fundit.

49 banesat njëkatëshe me të njëjtën arkitekturë dhe të baraslarguara nga njëra-tjetra janë ndërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Në qytezën e vogël aktualisht banon vetëm një familje, ajo e Agim Muharremit, një mësues letërsie në pension, së bashku me familjen e vogël të të birit.

“Shtëpia ku banoja dikur nuk u rindërtua pas tërmetit dhe, në kushtet e këqija ku ndodheshim, nuk mund të prisja akoma,” tha Agim Muharremi për BIRN.

Në lagjen e re dhe të pabanuar ende nuk ka energji elektrike dhe mungojnë kanalizimet, por familjet me shtëpitë e dëmtuara rëndë nëpër fshatrat e ndryshëm të zonës hezitojnë ta popullojnë atë.

Agimi thotë se banesa ku po jeton është e ndërtuar mirë, ndërsa në ato të tjerat pranë saj kanë nisur të shfaqen njollat e lagështirës, “si të gjitha shtëpitë e pabanuara,” shton ai.

Kadri Gjyli, që e drejtoi njësinë administrative të Ishmit gjatë gjithë periudhës së rindërtimit, tha për BIRN se lagjja e re në Lalëz u ngrit me financimin e një shoqate shqiptaro-amerikane.

“Së shpejti do të organizohet tenderi dhe firma fituese do të realizojë gjithçka që aktualisht mungon, nga sistemi i kanalizimeve dhe i energjisë elektrike, deri te ndërtimi i qendrës shëndetësore,” tha Gjyli.

Ai shpjegoi se, bashkë me banorët që pritet të popullojnë lagjen e sapondërtuar në Lalëz, 22 familje të tjera nga Ishmi do të sistemohen në pallatet e ngritura në Porto Romano të Durrësit, dhe disa të tjera në Manëz. Gjyli thekson se punë e mirë është bërë edhe për rindërtimin e shkollave dhe qendrave shëndetësore.

“Dy shkolla në fshatra funksionojnë normalisht, ndërsa e njëjta gjë pritet edhe për shkollën e mesme në qendër.”

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 goditi rëndë 9 fshatrat e njësisë administrative të Ishmit, shumë pranë epiqendrës së sizmës.

Programi i rindërtimit parashikoi ngritjen e 330 shtëpive të reja në të gjithë territorin e njësisë.

Shumica janë ngritur në oborret e shtëpive të vjetra, ndërsa janë hasur vështirësi në banesat larg rrugëve, apo në ato 3-4 katëshe që duheshin përforcuar, sqaroi ish-administratori Gjyli.

“270 familje janë sistemuar në shtëpitë e reja, duke i mobiluar ato me shpenzimet e tyre ose të shoqatave bamirëse,” tha për BIRN kryetari i shoqatës “Ishmi”, Isuf Shehu.

Familjet ishmake që janë transferuar prej kohësh në Durrës apo në Tiranë kontribuuan që në ditët e para pas lëkundjeve sizmike.

“Anëtarët e shoqatës ‘Ishmi’, mjaft prej të cilëve banorë të zonës, bashkëpunuan me pushtetin vendor dhe me fondacionet humanitare,” tha më tej Isufi.

Sipas tij, ishmakët që kanë migruar në vende të ndryshme të botës ishin mbështetje e madhe për familjet e tyre.

“Gjysmën e shpenzimeve për punimet brenda shtëpisë së re i hoqi im bir, që jeton në Francë,” tha Qaniu, që banon në Bizë.

Genc Shehi, pedagog në një nga universitetet e vendit, ka shkuar për herë të parë në Ishëm pak ditë pas tërmetit.

Misionar jo vetëm shpirtëror, Genci vazhdon të shkojë në fshatrat që ndodhen 30 km në veri të qytetit të Durrësit.

“Këto ditë shkuam për të tërhequr një konteiner që për pesë vite radhazi shërbeu si banesë për një familje në Gjuricaj,” tha Genci për BIRN, ndwrsa shpjegoin se tani kontejneri do të ndihmojë një familje me probleme në Xhafzotaj.

“Zoti me një dorë të jep, e me tjetrën të pret,” shtoi ai, duke kujtuar ditët e vështira të mbijetesës së familjeve ishmake menjëherë pas tërmetit.

Familja e Agimit, e vetmja që është strehuar në banesat e Lalzit, ka edhe një shqetësim tjetër.

“Jo vetëm unë, por edhe bashkëfshatarët e mi e kanë shqetësimin,” saktëson ai. “Trualli i lagjes së re në Lalëz është argjilor dhe në të ardhmen mund të rrëshqasë, e të përfundojë me gjithë shtëpitë poshtë në liqen,” përfundon ish-mësuesi./Reporter.al

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme