Sociale 29 Tetor 2025, 22:11 Nga VNA

Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni

Ndaje në Whatsapp
Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe

Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.

Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.

Objektivi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.

ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, krijimin e kushteve optimale të mësimit dhe çlodhjes në institucionet arsimore, si dhe kontrollin e standardeve higjienike në vendet e punës.

Një peshë të konsiderueshme në totalin e inspektimeve e zënë institucionet e arsimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 4,033 inspektime dhe riinspektime në shkolla, çerdhe, kopshte, universitete dhe konvikte, me qëllim sigurimin e zbatimit të legjislacionit për kushtet shëndetësore të mësimit dhe jetesës së nxënësve. Nga këto, 3,944 ishin inspektime të rregullta, ndërsa 89 riinspektime.

Sipas të dhënave të ISHSH, Qarku i Tiranës mban numrin më të lartë të kontrolleve (701 gjithsej), ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Por përtej shifrave, gjetjet ngrenë shqetësime të njohura, por ende të pazgjidhura: shumë shkolla kanë ndërtesa të amortizuara, prani lagështie në klasa dhe korridore, tualete në gjendje të rënduar, si dhe mungesë furnizimi me ujë të rrjedhshëm apo të ngrohtë.

Në disa raste, institucionet nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm higjieno-sanitar as për ambientet, as për personelin, ndërsa në çerdhe dhe kopshte janë konstatuar mangësi në dosjet e fëmijëve, përfshirë mungesën e vërtetimeve të vaksinimit dhe analizave periodike.

Në total, gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, 6 vendime për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime, duke reflektuar një numër të konsiderueshëm rastesh ku standardet nuk janë respektuar.

Raporti i ISHSH tregon se, pavarësisht ndërgjegjësimit më të lartë për çështjet e higjienës dhe kontrollit sanitar, infrastruktura arsimore dhe kujdesi për ambientet ku qëndrojnë fëmijët vijojnë të mbeten një ndër hallkat më të dobëta të sistemit publik.

Dhe ndërsa inspektimet vazhdojnë, gjetjet e tyre dëshmojnë se për shumë institucione, standardet shëndetësore mbeten më shumë një detyrim formal sesa një praktikë e konsoliduar./ D.Hyka

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme