Sociale 26 Shtator 2025, 21:55 Nga VNA

Kullë 58-katëshe pranë digës së Liqenit Artificial, inxhinieri jep alarmin: Rrezik serioz për digën dhe përmbytje në zonë

Ndaje në Whatsapp
Kullë 58-katëshe pranë digës së Liqenit Artificial,

Një projekt ndërtimi për një kullë 58-katëshe pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës ka ngritur alarmin për rrezik të madh strukturor dhe mjedisor.

Alarmin e ka dhënë inxhinieri Erjon Kalaja, i cili përmes një reagimi publik në rrjete sociale është shprehur thellësisht i shqetësuar për lejen e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, më 25 qershor 2025, për ndërtimin e një kulle pranë digës, në zonën ku aktualisht ndodhet një parkim publik.

Sipas Kalasë, ndërtimi në këtë zonë kërcënon sigurinë e digës, që është ndërtuar me dhe të ngjeshur në vitet 1957–1962 dhe që historikisht ka pësuar rrëshqitje dhe dëmtime të përsëritura në vitet 1968, 1974, 1991, 1994, 1996 dhe 2002.

“Diga është një strukturë e ndjeshme, me histori rrëshqitjesh dhe probleme në sistemin e drenazhit. Ndërtimi i një strukture betoni mbi të rrezikon filtrime të rrezikshme dhe rrëshqitje të trupit të digës,” – shkruan inxhinieri Kalaja.

Ai thekson gjithashtu se në të njëjtën zonë është dhënë edhe një leje tjetër ndërtimi, e cila parashikon spostimin e tubacionit të shkarkimit të digës – një ndërhyrje që, sipas tij, komprometon funksionin e digës dhe rrit ndjeshëm rrezikun për përmbytje në zonën poshtë saj.

Pse është e rrezikshme kjo ndërhyrje?

Diga ka një histori të gjatë rrëshqitjesh, përfshirë rrëshqitje që kanë prekur edhe kurorën e saj.

Struktura e digës është prej dheu të ngjeshur, ndërsa godina e re do të jetë në beton të rëndë, që krijon rrezik filtrimesh.

Spostimi i tubacioneve shkarkuese minon funksionalitetin e digës.

Mungon konsultimi me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) – organi teknik që duhet të japë miratimin për ndërtime të tilla pranë digave.

Kalaja thotë se KKDM nuk është konsultuar, dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë bëhet fjalë për një precedent të rrezikshëm që duhet ndalur menjëherë. Ai kujton se një projekt i ngjashëm është refuzuar 15 vite më parë pikërisht për arsye sigurie.

Thirrje për banorët poshtë digës: “Merrni masa mbrojtëse!”

Inxhinieri bën një thirrje publike për banorët që jetojnë poshtë digës, që të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa mbrojtëse për dyqanet dhe garazhet, pasi rreziku për përmbytje “po bëhet gjithnjë e më real”.

“Duket se diga e Liqenit Artificial po tentohet të shkatërrohet për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave në një zonë shtetërore, pranë Parkut të Madh të Tiranës. Ky është një krim urban që nuk duhet të lejohet,” – shkruan ai.

Ndërtimi i kullave në zona të mbrojtura, strukturalisht të ndjeshme dhe me rëndësi publike si diga e Liqenit Artificial, ngre pikëpyetje të mëdha mbi përgjegjësinë institucionale dhe prioritetet urbanistike të qytetit.

Statusi i plotë 

 Rrezik për digën dhe Liqenin Artificial të Tiranës!

Jam thellësisht i shqetësuar për lejen e ndërtimit të dhënë për një kullë 58-katëshe pranë digës së Liqenit Artificial, pikërisht në shpatullën e djathtë, ku aktualisht ndodhet një parkim publik. 

Ky vendim (dhe një tjetër leje per një tjetër zhvillues, pak me e hershme por nuk i di datën), i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, më 25 qershor 2025, përbën një kërcënim serioz për sigurinë strukturore të digës dhe për jetën e banorëve që ndodhen poshtë saj.

- Diga e Liqenit Artificial u ndërtua kryesisht me pune vullnetare ne vitet 1957 - 1962, dhe është një dige homogjene me dhe te ngjeshur.

- Diga e Liqenit Artificial ka pësuar rrëshqitje të mëdha në vitet 1968 (rrëshqitje 120 m, pjesa qendrore), 1974 (e njëjta zone veç 90 m), 1991 (Rrëshqitje në skarpatin e poshtem 250 m², thellësi 2.5 m), 1994 (Rrëshqitje e re 600 m², thellësi 4 m) dhe 1996 (Rrëshqitje që preku edhe kurorën e digës 950 m², thellësi 3 m), plus përmbytja e vitit 2002. Thuhet se kolektori kryesor ka 2 bllokime te rëndësishme një pranë Universitetit Barleti (ku është dhëne leje tjetër ndërtimi mbi kolektor qe do te spostoje edhe kolektorin "diku"!!) dhe një tjetër pranë zyrave te KESH. Keto dëshmojnë se është një strukturë e ndjeshme / vulnerabël dhe e rrezikuar në mënyrë të përsëritur.

-Diga është ndërtuar me dhe të ngjeshur, ndërsa struktura e re do të jetë beton. Lidhja e këtyre materialeve është shumë e vështirë dhe krijon mundësi për filtrime të rrezikshme.

-Filtrimet mund të çojnë në rrëshqitje të trupit të digës, siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën.

- Një leje tjetër pak me poshtë parashikon spostimin e tubacionit të shkarkimit, duke cenuar funksionin e digës dhe duke shtuar rrezikun për përmbytje.

- Ne dijeninë time Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) nuk është konsultuar për këtë projekt, ndonëse është organi teknik që duhet të japë miratimin për çdo ndërhyrje ne diga dhe strukturat qe i shërbejnë funksionimit dhe sigurisë se vete digës (veçanërisht ndërtime pranë digës qe kërkojnë spostim te veprave/tubacioneve, ose elementeve te tjerë te shkarkimit, si dhe ndërtime qe direkt ose indirekt ndikojnë stabilitetin e digës). Nese vërtet KKDM nuk ka marre vendim, ky precedent është shumë i rrezikshëm dhe duhet të ndalet menjëherë.

Kujtoj se një projekt i ngjashëm është refuzuar nga te gjithë ne anëtaret e KKDM-se, 15 vite më parë nga Komiteti Kombëtar i Digave, kur kryetar ishte inxhinieri Farudin Hoxha, pikërisht për shkak të rrezikut që paraqiste për digën dhe zonën poshtë saj.

Thirrje për banorët poshtë digës: Merrni masa mbrojtëse për dyqanet dhe garazhet tuaja. Rreziku për përmbytje po behet gjithnjë e me shume real.

Duket se diga e Liqenit Artificial po tentohet të shkatërrohet për të krijuar truall ndërtimi, në një zonë që është pronë shtetërore dhe ngjitur me pjese e gjelbër te Parkut të Madh të Tiranës.

 

Nga Ing.Erjon Kalaja. 

 

Video

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Dy shtetas kinezë janë kapur gjatë tentativës për të futur në Shqipëri 62 kilogramë kanabis, të ndarë në dy valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara, dhe më pas drejtuar Shqipërisë. https://www.vna.al/kronika/tentuan-te-fusnin-61-kg-kanabis-ne-shqiperi-arrestohen-dy-kineze-ne-rina-i15927

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur zyrtarisht dënimin me pesë vjet burg për konspiracion në financimin e paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007, duke u bërë ish-udhëheqësi i parë francez që shkon pas hekurave në epokën moderne. 70-vjeçari, u paraqit këtë mëngjes në burgun “La Santé” në jug të Parisit, ku do të qëndrojë në një qeli 9 metra katrorë, e pajisur me tualet, dush, tavolinë pune dhe televizor. Ai do të mbahet në seksionin e izolimit për arsye sigurie, pasi burgu strehon edhe persona të dënuar për trafik droge dhe terrorizëm.

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme