Sociale 28 November 2025, 20:55 Nga VNA

Ku i ‘kyçin’ shqiptarët kursimet e tyre dhe pse?

Ndaje në Whatsapp

Ku i ‘kyçin’ shqiptarët kursimet e tyre dhe pse?

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të favorizojnë mbajtjen e kursimeve në depozita me afat të gjatë. Pjesa më e madhe e qytetarëve i mbajnë paratë e tyre në depozita me afat mbi 2 vite, duke e konsideruar këtë një formë të sigurt investimi, sidomos për përdorime në të ardhmen, si për shkollimin e fëmijëve, shpenzime për shëndetin, blerjen e një shtëpie apo ngritjen e një biznesi.

Depozitat afatgjata ofrojnë gjithashtu norma më të larta interesi, duke rritur fitimin për kursimet që ruhen për periudha më të gjata. Sipas statistikave zyrtare, individët mbajnë në lekë depozita mbi 2 vite me një vlerë totale prej 167.4 miliardë lekësh, të ndjekura nga depozitat njëvjeçare me 124.7 miliardë lekë dhe ato deri në 2 vite me 49.5 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, kur analizohen ndryshimet mujore, depozitat 2-vjeçare shënuan rritjen më të madhe gjatë tetorit, me një shtim prej gati 3.7% krahasuar me muajin shtator. Në vend të dytë renditen depozitat njëmujore, me rritje 1.5%, ndërsa kursimet pa afat shënuan rritje 1.2%. Depozitat njëvjeçare duket se janë më pak të preferuarit, pasi shënuan një rritje minimale prej vetëm 0.1% në tetor.

Megjithatë, edhe pse depozitat mbeten forma kryesore e investimit për shqiptarët, aktualisht ekzistojnë edhe alternativa të tjera, përfshirë investimet në tituj qeveritarë, kriptomonedha dhe instrumente të tjera financiare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme