Sociale 6 January 2026, 14:29 Nga VNA

Kryeinfermierja kallëzon dhunën e ushtruar ndaj saj në maternitetin “Mbretëresha Geraldine”, arrestohet mjeku gjinekolog

Ndaje në Whatsapp
Kryeinfermierja kallëzon dhunën e ushtruar ndaj saj në

Dhunoi kryeinfermieren, pranga mjekut gjinekolog tek materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot, më 5 janar 2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr. 3 dhe ka bërë kallëzim penal shtetasja R.A., e datëlindjes 02.02.1965, me profesion kryeinfermiere në maternitetin “Mbretëresha Geraldine”.

Sipas kallëzimit, ajo ka deklaruar se gjatë ditës së sotme, për shkak të një kundërshtimi lidhur me protokollin mjekësor që duhej ndjekur për një paciente të shtruar, është goditur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku gjinekolog Julian Habibaj, i datëlindjes 13.11.1972.

Në lidhje me këtë ngjarje, strukturat e policisë kanë nisur procedimin penal dhe po veprohet me arrestimin në flagrancë të shtetasit Julian Habibaj për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Sipas informacioneve, mjeku Julian Habibaj ka pasur më parë edhe 11 masa administrative të vendosura nga stafi drejtues i spitalit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme