Sociale 5 October 2025, 18:09 Nga VNA

Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar – kremi i fistikëve rezulton me prezencë të aflatoksinës

Ndaje në Whatsapp
Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar – kremi i

Autoritetet kroate kanë bllokuar një tjetër ngarkesë me produkte ushqimore të ardhura nga Shqipëria, këtë herë një sasi kremi fistikësh (pasta pistachio), pas konstatimit të pranisë së një toksine helmuese.

Sipas njoftimit të publikuar në Sistemin Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimet dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), ngarkesa me “pastën e fistikëve” apo gjalpin e fistikëve që vinte nga Shqipëria është ndaluar në kufi nga autoritetet kroate për shkak të pranisë së lartë të aflatoksinës, një substancë e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Mostrat për analizim janë marrë nga autoritetet kroate më 8 shtator, dhe pas testimeve laboratorike, është konfirmuar se produkti përmbante nivel të lartë të aflatoksinës, shumë mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Për pasojë, i gjithë ngarkimi është asgjësuar.

Njoftimi zyrtar për këtë rast është bërë publik më 3 tetor 2025, në mënyrë që edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, të cilat mund të kenë pranuar të njëjtin produkt nga Shqipëria, të ndërmarrin masa për ndalimin e tregtimit dhe përdorimit të tij.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh që një produkt ushqimor me origjinë shqiptare bllokohet në kufijtë e BE-së për shkak të standardeve të papërshtatshme të sigurisë ushqimore, duke ngritur shqetësime mbi kontrollin cilësor dhe proceset e certifikimit në eksportet shqiptare.

Aflatoksina është një toksinë natyrale që prodhohet nga disa lloje kërpudhash (si Aspergillus flavus dhe Aspergillus parasiticus) dhe që mund të zhvillohet në produkte bujqësore si arrat, kikirikët dhe fistikët, kur ato ruhen në kushte të papërshtatshme lagështie ose temperature. Konsumimi i ushqimeve të kontaminuara me aflatoksinë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dëmtime të mëlçisë dhe rritje të rrezikut për kancer hepatik.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme