Sociale 8 November 2025, 15:58 Nga VNA

Kristi Pinderi: Sali Berisha, “asteriksi i përjetshëm” i legjislacionit LGBT në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Kristi Pinderi: Sali Berisha, “asteriksi i përjetshëm” i

Aktivisti Kristi Pinderi ka reaguar ndaj debatit të fundit politik për barazinë gjinore dhe Konventën e Stambollit, duke vënë në qendër të kritikave ish-kryeministrin Sali Berisha – të cilin e konsideron si personin që, me insistimin e tij, ka futur për herë të parë konceptin e identitetit gjinor në legjislacionin shqiptar.

Në një postim publik, Pinderi thekson se Konventa e Stambollit, e ratifikuar gjatë qeverisë Berisha 2, jo vetëm që përcakton gjininë mbi bazën burrë–grua, por gjithashtu garanton mosdiskriminim mbi bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Ai kujton gjithashtu se ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, ku përmendet sërish identiteti gjinor, është miratuar po ashtu gjatë periudhës kur Sali Berisha drejtonte qeverinë.

Pjesë nga reagimi i Kristi Pinderit:

“Konventa e Stambollit e ratifikuar gjatë kohës së qeverisë Berisha 2… siguron mosdiskriminim mbi asnjë bazë, si… orientimi seksual, identiteti gjinor…”

“Ligji për barazinë gjinore përdor të njëjtën gjuhë. Hera e dytë kur identiteti gjinor përmendet është te ligji për mbrojtje nga diskriminimi. Edhe ky është miratuar me këmbënguljen e Doktorit!

“Pra, në të dyja herët që Shqipëria afirmon konceptin e identitetit gjinor në legjislacion… personi që ka këmbëngulur është Sali Berisha.”

“Për këto arsye, Berisha do të jetë – me dashje a pa dashje – një asterisk i përjetshëm në historinë e LGBT në Shqipëri ✌️✌️”

Postimi i Pinderit erdhi si kundërpërgjigje ndaj debateve të fundit të opozitës mbi projektligjet dhe konventat që trajtojnë çështjet e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme