Sociale 14 Janar 2026, 08:30 Nga VNA

KPP heq pezullimin për tenderin 4.1 mln euro të ushqimit te Trauma dhe “Mbretëresha Geraldinë”

Ndaje në Whatsapp
KPP heq pezullimin për tenderin 4.1 mln euro të ushqimit te Trauma dhe

Pas pezullimit të një procedure me fond limit 412 milionë lekë apo rreth 4.1 milionë euro e përbërë nga dy lote që parashikojnë shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për dy spitale në vend, Komisioni i Prokurimit Publik hoqi këtë masë.

Në dy vendime të ndara ku trajtohet secili lot, KPP njoftoi se nga ana e autoritetit kontraktor në këtë rast Operatori i Blerjeve të Përqendruara është bërë rivlerësimi i procedurës sipas udhëzimeve që janë dhënë më herët pas ankimimit të bërë në këtë institucion.

Më herët procedura e çelur në qershor dhe e mbyllur në shtator u ankimua nga një operator në KPP.

Ky i fundit në 19 dhjetor të vitit të shkuar kërkoi që autoriteti kontraktor të kryente rivlerësim të procedurës së prokurimit objekt ankimi, në përputhje me konstatimet e vendimit si dhe brenda 5 ditëve të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryer.

Tashmë autoriteti është lejuar të vijojë me hallkat e tjera të procedurës për nënshkrimin e kontratës me operatorin fitues.

Më herët referuar dokumenteve shërbimi i catering-ut për spitalet duhet të ofrohet me disa dieta specifike dhe gjatë 24 orëve të ditës.

“Ky shërbim është i domosdoshëm të zhvillohet në një format që siguron furnizimin e ushqimit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Mbretëresha Geraldine’ ofron shërbime të vazhdueshme për pacientët, duke përfshirë repartet e urgjencës, lindjes, kirurgjisë dhe kujdesit intensiv, si dhe shërbime të tjera ku nevojat ushqimore janë specifike dhe kërkojnë përkujdesje të veçantë.

Ushqimi duhet të jetë i gatshëm në çdo moment të ditës dhe natës për të siguruar ushqim të përshtatshëm për pacientët në kushte emergjente apo të tjera specifike mjekësore,” thuhet në dokumente.

Dietat që duhet të ofrohen janë të paktën gjashtë: normale, hidrike B1 post-intervent, pa gluten, diabetike, hiponatrike dhe onkologjike. Për secilën dietë përcaktohet numri i racioneve mujore, i cili ndryshon nga një grup tek tjetri.

Në total, për 48 muaj, parashikohen 132,000 racione për dietën normale dhe 13,000 për dietat mjekësore, ndërsa dietat e tjera kanë numër më të vogël racionesh.

Për Spitalin e Traumës, numri i racioneve për dietën normale që dominon llogaritet në 108,000 për 48 muaj, me më pak për dietat e tjera sipas specifikimeve./Monitor

Video

Disa qindra fermerë u mblodhën sot përpara Asamblesë Kombëtare në Paris për të protestuar kundër marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Mercosur-it. Gjatë protestës, fermerët ndërmorën një veprim simbolik duke derdhur rreth 25 tonë patate përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, si shenjë kundërshtimi ndaj politikave që, sipas tyre, rrezikojnë seriozisht bujqësinë vendase franceze. Protestuesit shprehën shqetësimin se marrëveshja me Mercosur-in do të lehtësonte importin e produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, të cilat prodhohen me standarde më të ulëta mjedisore dhe sociale, duke krijuar konkurrencë të padrejtë për fermerët evropianë.

Këto janë momentet e arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ai arriti t’i shpëtojë policëve që e shoqëronin në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ai ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen: “Nëse duhet të zgjedhim mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës këtu dhe tani, ne zgjedhim Danimarkën. Ne zgjedhim NATO-n. Ne zgjedhim Mbretërinë e Danimarkës. Ne zgjedhim Bashkimin Evropian.”

“E bëra njëherë me Lulin dhe e patë të gjithë se si shkoi”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme