Sociale 4 March 2026, 15:35 Nga VNA

Kosova vendos tavan për çmimet e naftës, Shqipëria mjaftohet me këshilla për qytetarët në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp

Kosova vendos tavan për çmimet e naftës, Shqipëria

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme kanë filluar të reflektohen menjëherë në tregjet e energjisë dhe të karburanteve në rajon, qeveria e Kosovës ka vendosur të ndërhyjë drejtpërdrejt në treg për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës. Në të njëjtën kohë, në Shqipëri ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për ndikimin e krizës në tregun vendas, përveç disa këshillave të Ministrisë së Jashtme për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Lindjen e Mesme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar vendimin për caktimin e marzhave maksimale të fitimit për operatorët që tregtojnë produkte të naftës. Vendimi vjen pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve në tregun vendor, e lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas ministres, ndërhyrja është konsideruar e domosdoshme për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar konkurrencë të drejtë në treg.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes”, deklaroi Kusari-Lila.

Me vendimin e ri, është vendosur marzha maksimale e lejuar e fitimit për operatorët ekonomikë: deri në 2 euro cent për litër për shitjen me shumicë dhe deri në 12 euro cent për litër për shitjen me pakicë.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar gjithashtu kontrolle në terren për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit dhe për të siguruar respektimin e marzhave të përcaktuara. Çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

Në Tiranë ndërkohë, pavarësisht zhvillimeve të njëpasnjëshme në Lindjen e Mesme dhe ndikimit që zakonisht këto kriza kanë në çmimet e energjisë dhe karburanteve, nuk ka ende një qëndrim zyrtar për tregun vendas. Deri tani reagimi i vetëm institucional ka ardhur nga Autoriteti i Konkurrencës i cili ka njoftuar kontrolle në terren, edhe pse rastet e mëparshme kanë treguar se këto inspektime nuk kanë sjellë parandalimin e rritjes së çmimeve. Qeveria e cila është autoriteti i cili mund të ndërhy realisht në këtë situatë, është mjaftuar vetëm me njoftimet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka këshilluar shtetasit shqiptarë që ndodhen në rajonin e konfliktit të tregojnë kujdes.

Pra, ndërsa një qeveri po përpiqet të frenojë çmimet në pompë, tjetra duket se po monitoron situatën… nga distanca.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme