Sociale 28 March 2026, 15:35 Nga VNA

Korsia e biçikletave në Lanë pa mbrojtje: Një aksident i paralajmëruar

Ndaje në Whatsapp
Korsia e biçikletave në Lanë pa mbrojtje: Një aksident i

Korsi biçikletash ka në krejt Lanën. Që nga Brryli deri te Pallati me Shigjeta. Disa kilometra, të shtruara me asfalt të kuq dhe që ndihmojnë gjithë drejtuesit e biçikletave. Por çdo ditë rri gati rreziku.

Sepse në krah ecin me shpejtësi mijëra makina. E vërteta është që trafiku është i dendur në këtë rrugë. Dhe mes këtij kaosi, asnjë mbrojtëse nuk ka anash.

Një mungesë drejtpeshimi, apo një lëvizje timoni, mund t’i përfundojë çiklistët në gomat e makinave. Që zor se gjejnë shpëtim, sepse makinat janë varg dhe për pasojë do të grahin për inerci mbi viktimën.

Duhet të ndërhyjë policia rrugore. Ose të kërkojë të ngrihet një gardh mbrojtës, ose ta mbyllë korsinë.

Ndryshe… është thjesht fat që ende askush nuk ka përfunduar mes makinave që ulërijnë nga shpejtësia.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme