Sociale 21 October 2025, 17:23 Nga VNA

Korridoret e energjisë, Shqipëria e parafundit, regjistroi volum 1307 GWh në transmetim

Ndaje në Whatsapp
Korridoret e energjisë, Shqipëria e parafundit, regjistroi volum 1307

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë natyrshëm korridore tranziti energjie dhe eksportet që ato kanë kryer në raport me volumet e destinuara vetëm si tranzit nga vendet e BE-së apo palë kontraktuese janë dukshëm të ulët.

Një raport i Komunitetit të Energjisë vlerëson se në krye të vendeve që kanë transmetuar më shumë energji është Serbia duke u bërë kështu korridori qendror për “rrjedhën” e energjisë, kurse Shqipëria ishte e parafundit.

“Në vitin 2024, Serbia mbeti korridori qendror tranzit për rrjedhat e energjisë elektrike, me një volum total prej 9,181 GWh. Pas saj renditeshin Maqedonia e Veriut (3,354 GWh), Mali i Zi (3,042 GWh), Bosnjë dhe Hercegovina (2,158 GWh) dhe Shqipëria (1,307 GWh).

Moldavia regjistroi volumin më të ulët, me vetëm 188 GWh të planifikuara drejt BE-së. Këto shifra përfshijnë si eksportet e drejtpërdrejta nga secila Palë Kontraktuese, ashtu edhe rrjedhat tranzite që përfshijnë energji të prodhuar në shtete anëtare të BE-së dhe/ose në Palë të tjera Kontraktuese” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se krahasimi i të dhënave për vitin 2024 konfirmon se, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, Palët Kontraktuese veprojnë kryesisht si korridore tranziti për rrjedhat e energjisë elektrike drejt shteteve anëtare të BE-së.

Në këto raste, volumi i planifikuar drejt BE-së tejkalon ndjeshëm pozicionin neto të eksportit të tyre, duke treguar se pjesa më e madhe e energjisë që kalon nëpër sistemet e tyre ka origjinë në shtetet anëtare të BE-së ose në Palë të tjera Kontraktuese.

Sipas raportit edhe pse origjina e saktë e energjisë elektrike që kalon tranzit përmes Palëve Kontraktuese nuk mund të përcaktohet nga të dhënat ekzistuese, konfigurimi i sistemit rajonal të energjisë jep tregues të fortë.

Palët Kontraktuese të Ballkanit Perëndimor 6 janë tërësisht të rrethuara nga shtete anëtare të BE-së, gjë që i pozicionon ato si korridore natyrore tranziti për rrjedhat ndërkufitare të energjisë elektrike.

“Të dhënat e vitit 2024 përforcojnë një tendencë gjithnjë e më të dukshme: përveç Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në një masë më të vogël, Malit të Zi,  Palët Kontraktuese nuk kanë regjistruar eksporte neto të rëndësishme të energjisë elektrike në vitin 2024.

Megjithatë, rrjedhat tregtare të planifikuara drejt shteteve anëtare të BE-së nga këto vende e kanë tejkaluar ndjeshëm pozicionin e tyre neto të eksportit.

Kjo tregon se shumica e energjisë që qarkullon nëpër rrjetet e tyre nuk është me origjinë vendase, por kalon tranzit nga vendet fqinje të BE-së, me një pjesë më të vogël që vjen nga shkëmbimet brenda rajonit” thuhet në raport.

Sipas Sekretariatit ndërsa ky model bëhet gjithnjë e më i dukshëm, ai thekson rëndësinë e ndarjes së qartë midis importeve tregtare nga Palët Kontraktuese jo të përjashtuara dhe energjinë që kalon tranzit përmes sistemeve të tyre, në mënyrë që parimet e CBAM (mekanizmit të rregullimit të kufirit të karbonit) të zbatohen siç duhet./Monitor.al/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme