Sociale 11 November 2025, 07:42 Nga VNA

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Ndaje në Whatsapp
Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë

Financimi i kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë hyn në një fazë të re vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit, dy nga kontratat më të rëndësishme dhe më të kushtueshme të sistemit, ajo e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe ajo e ofrimit të shërbimit të dializës përfundojnë në 2026.

Të dhënat tregojnë se pagesat për sterilizimin arrijnë kulmin në vitin 2025 me rreth 1.9 miliardë lekë, përpara se të bien ndjeshëm në 2026 në vetëm 500 milionë lekë, për t’u mbyllur më pas plotësisht.

E njëjta prirje vërehet edhe për kontratën e dializës, ku fondet nga 960 milionë lekë në 2025  arrijnë në 815 milionë lekë në 2026, për t’u mbyllur në fund të vitit tjetër.

Shifrat tregojnë se buxheti i shtetit do të çlirohet gradualisht nga dy angazhimet më të rënda financiare në sistemin shëndetësor, të cilat ishin të debatueshme për kosto të larta.

Vlera e përafërt për financimin buxhetor për dy kontratat e sterilizimit dhe dializës në total arriti rreth 250 milionë euro përgjatë 2016-2026.

Kontrata e Laboratorëve, që është planifikuar të zgjasë deri në vitin 2030, po bëhet boshti kryesor i skemës PPP në shëndetësi.

Fondet për laboratorët rriten çdo vit, nga 1.8 miliardë lekë në 2024 në 1.9 miliardë në 2025, për të arritur 2 miliardë në 2026 dhe 2.15 miliardë lekë në 2027.  Financimet për këtë kontratë janë dyfishuar në raport me parashikimet fillestare.

Kontratat e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe të dializës, të dyja të nënshkruara në vitin 2016 me afat dhjetëvjeçar, kanë qenë ndër më të kushtueshmet për buxhetin e shëndetësisë.

Të dyja këto kontrata kanë qenë objekt i hetimeve nga institucionet e drejtësisë dhe janë përmendur shpesh në raportet të Kontrollit të Lartë të Shtetit si shembuj të mungesës së analizës së kostove dhe mbivlerësimit të shërbimeve të ofruara.

Kontrata e sterilizimit, në veçanti, është shoqëruar me akuza për fryrje të kostove, pagesa të pajustifikuara dhe procedura të dyshimta prokurimi që kanë përfshirë edhe hetime nga SPAK. Edhe marrëveshja për dializën është kritikuar për çmimet më të larta krahasuar me vendet e rajonit dhe për zbatimin e dobët në disa spitale rajonale.

Kontrata e laboratorëve që mbetet në fuqi po rrit kostot e financimit nga buxheti vit për vit. Edhe ky projekt ka pasur kritika për dobësi në hartimin e kontratës PPP, financimeve të mëdha buxhetore dhe mungesës së transparencës në raportimin e performancës./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme