Sociale 22 August 2025, 12:00 Nga VNA

Konfirmohet për herë të parë zia e bukës në Gaza! OKB: Uri, mjerim dhe vdekje

Ndaje në Whatsapp
Konfirmohet për herë të parë zia e bukës në Gaza!

Zia e bukës është konfirmuar për herë të parë në qytetin e Gazës dhe zonën përreth, ka deklaruar  një organ i mbështetur nga OKB-ja, përgjegjës për monitorimin e sigurisë ushqimore.

Më shumë se 500,000 njerëz në Rripin e Gazës po përballen me “uri, mjerim dhe vdekje”.

Organi shton se “kushtet katastrofike” parashikohet të zgjerohen në Deir al-Balah dhe Khan Younis deri në fund të shtatorit.

Raporti prej 59 faqesh, publikuar pak minuta më parë thotë se nuk duhet të ketë “asnjë dyshim në mendjen e askujt se nevojitet një përgjigje e menjëhershme dhe në shkallë të gjerë”.

“Çdo vonesë e mëtejshme edhe me ditë, do të rezultojë në një përshkallëzim krejtësisht të papranueshëm të vdekshmërisë së lidhur me urinë”, shton raporti.

Ministria e Jashtme e Izraelit e hedh poshtë raportin, duke thënë se “nuk ka zi buke në Gaza”.

Kjo vjen ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se kabineti i tij ka miratuar planet për një sulm të ri në qytetin e Gazës.

IDF ka paralajmëruar punonjësit e mjekësisë dhe organizatat ndërkombëtare që të përgatiten për evakuimin e planifikuar të një milion banorëve të qytetit në strehimore në jug.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme