Sociale 17 February 2026, 08:12 Nga VNA

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

Ndaje në Whatsapp
Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës

Ashtu si në vitin 2022, për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria parashikon të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit me pagë minimale.

Kompensimi do të mbulojë këtë shtesë për periudhën janar–shtator 2026.

Në shkallë vendi, paga minimale nga 1 janari 2026 u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë.

Zbatimi i masës për dhënien e kompensimit pas rritjes së pagës për një periudhë 9 mujore fillimisht është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama në dëgjesa e zhvilluara me qytetarët para miratimit të projektbuxhetit 2026.

“Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e para sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro do t’i paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet t’i japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do t’i mbulojë qeveria”, deklaroi më herët Rama.

Burime nga institucionet zbatuese sqaruan për “Monitor” se aplikimet për kompensim pritet të nisin në muajin mars. Kategoritë përfituese, por gjithashtu edhe masa e kompensimit pritet të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, edhe këtë vit përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionimin e kategorive të biznesit do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit (AKPA).

Aplikimet për kompensim do të kryhen nëpërmjet platformës e-Albania. Afati i paraqitjes së kërkesës do të jetë jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Gjatë marsit, subjektet do të mund të aplikojnë për kompensimin e muajve janar dhe shkurt. Më tej, aplikimi do të kryhet çdo muaj pas dorëzimit të listëpagesës për punonjësit e paguar.

Procedura e aplikimit pritet të jetë e njëjtë me atë të zbatuar në vitin 2022, pas rritjes së pagës minimale nga 32 mijë lekë në 34 mijë lekë.

Në atë periudhë, qeveria miratoi kompensim për të mbuluar shtesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për bizneset në sektorin fason, peshkimit dhe pyjeve. Bizneset përfituan 1,674 lekë kompensim për çdo të punësuar përmes platformës e-Albania.

Këtë vit, fashë e përfitimit pritet të jetë më e gjerë, duke përfshirë edhe sektorë të tjerë të punësimit privat. Nga kjo masë do të përjashtohen institucionet shtetërore.

Në total nga rritja e pagës minimale në sektorin privat dhe publik u prekën rreth 307,8 mijë punonjës. Efekti pozitiv në të ardhura llogaritej rreth 9 mld lekë, nga të cilat rreth rreth 7,6 mld lekë nga kontributet shoqërore dhe rreth 1,4 mld lekë nga kontributet shëndetësore.

Deri në fund të mandatit qeveria parashikon që paga minimale në shkallë vendi të arrijë 700 euro. / Monitor

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme