Sociale 15 January 2026, 17:09 Nga VNA

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare

Ndaje në Whatsapp

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për rritjen dhe shpenzimet arsimore. Qeveria ka promovuar një skemë të re fiskale, përmes rimbursimit të tatimit mbi të ardhurat. Në thelb, masa parashikon zbritjen e shpenzimeve për përkujdesin dhe arsimimin e fëmijëve nga baza tatimore vjetore, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon zbritjen e shpenzimeve prej 48 mijë lekësh në vit, për çdo fëmijë në ngarkim për individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë në vit dhe zbritje shpenzimesh për arsimimin e fëmijëve me vlerë 100 mijë lekë për individët më të ardhura deri 1.2 mln lekë në vit. Këto shuma nuk përfaqësojnë pagesa direkte për familjet, por përdoren për të ulur bazën e tatueshme dhe për rrjedhojë, tatimin e rillogaritur.

Në praktikë, kjo do të thotë se përfitimi nuk është i njëjtë për të gjithë dhe se punonjësit në informalitet mbeten plotësisht jashtë skemës, pavarësisht shpenzimeve reale që kryejnë për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.

Një tjetër element problematik është fakti se në një çift bashkëshortësh, e drejta për zbritjen e shpenzimeve i takon vetëm prindit me të ardhura më të larta vjetore. Ndërsa procesi për të përfituar rimbursimin nuk është automatik. Edhe pse individët me të ardhura nën 1.2 milionë lekë nuk janë të detyruar ligjërisht të plotësojnë DIVA, ata duhet ta dorëzojnë deklaratën vullnetarisht nëse duan të përfitojnë zbritjet. Vetëm nëse DIVA rezulton me mbipagesë, krijohet mundësia për të hapur një kërkesë rimbursimi në sistemin e-filing. Kjo kërkesë shoqërohet me detyrimin për të ngarkuar certifikatën familjare, të dhënat e llogarisë bankare dhe dokumentacionin justifikues që provon shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve.

Pikërisht dokumentacioni paraqet një nga pengesat më të mëdha. Pa kontrata me institucionet arsimore dhe pa fatura tatimore ose dokumente bankare të pagesave, shpenzimet nuk njihen për rimbursim. Në realitetin shqiptar, ku shumë kurse private, kopshte apo mësime jashtëshkollore që ende funksionojnë pa faturë, duke bërë që një pjesë e madhe e prindërve të mos kenë prova që justifikojnë shpenzimin.

Si do të rillogaritet tatimi, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Shembulli i publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregon se një individ me pagë mujore 70 mijë lekë dhe dy fëmijë në ngarkim mund të përfitojë një rimbursim prej rreth 33 mijë lekësh në vit. Por, në këtë rast supozohet se kemi të bëjmë me deklarim të plotë të të ardhurave, dokumentacion të rregullt për shpenzimet dhe njohuri të mjaftueshme për procedurat tatimore. Kjo shumë i takon ta kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-s.

Për shumë familje, sidomos ato në zonat rurale, ky proces mbetet i ndërlikuar dhe pak i aksesueshëm. Në përfundim, ndonëse skema e re e rimbursimit për fëmijët në ngarkim paraqitet si një hap drejt mbështetjes së familjes, mënyra e zbatimit të saj tregon se jo të gjithë mund ta përfitojnë./acqj.al

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme