Sociale 3 December 2025, 20:33 Nga VNA

KLSH: Probleme me koncesionarin e hemodializës, pagesa të dyfishta nga pacientët dhe sorrollatje për shërbimin

Ndaje në Whatsapp

KLSH: Probleme me koncesionarin e hemodializës, pagesa të dyfishta nga

Auditimi i KLSH-së mbi zbatimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e hemodializës ka zbuluar probleme serioze që prekin drejtpërdrejt pacientët me sëmundje akute dhe kronike të veshkave. Sipas gjetjeve, pacientëve që përballen me raste akute nuk u ofrohet menjëherë shërbimi i urgjencës pranë qendrave të koncesionarit në rajonet ku ata banojnë, përpara se të kalojnë në një procedurë burokratike për miratimin paraprak nga FSDKSH. Në situata urgjente, spitalet publike detyrohen t’i dërgojnë pacientët drejt QSUNT me ambulancë dhe me mjekun specialist, duke krijuar vonesa të rrezikshme për trajtimin.

Institucionet përgjegjëse argumentojnë se shërbimi i hemodializës, si akut ashtu edhe kronik, u është ofruar të gjithë pacientëve në strukturat adekuate, duke theksuar se programi i dializës peritoneale funksionon që nga viti 2005 dhe se pacientët me insuficiencë renale kronike marrin materialet e nevojshme falas për trajtimin në banesë. Por auditimi konstaton se Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar rregulloren e posaçme që do të përshpejtonte procedurën e ofrimit të shërbimit të menjëhershëm për pacientët me sëmundje akute të veshkave. Rekomandimi i KLSH vlerësohet si i pranuar, por i pazbatuar, duke reflektuar mungesë angazhimi për rregullimin e një procesi që prek urgjencën dhe shpesh jetën e pacientëve.

Auditimi ka identifikuar edhe një praktikë tjetër shqetësuese: raste të pagimit të dyfishtë për të njëjtën seancë dialize. Një situatë e tillë u evidentua në qendrën e koncesionit të Lezhës, ku një pacient kronik u faturua dy herë për një seancë – njëherë nga koncesionari, bazuar në projeksionet mujore dhe njëherë nga një spital jopublik që realisht e kishte kryer shërbimin. Ky problem shfaqet te pacientët që kanë ndryshuar vendbanim ose kanë zgjedhur të kryejnë trajtimin në qendra të tjera të hemodializës që nuk mbulohen nga koncesionari. Në këto raste, pagesa për një seancë dialize përfundon duke u bërë dy herë: një në projektim dhe një sipas shërbimit faktik.

Ministria dhe FSDKSH deklarojnë se disponojnë regjistrin kombëtar të pacientëve që marrin hemodializë dhe se qendrat dërgojnë çdo muaj listat me pacientët, sipas detyrimeve kontraktore. Megjithatë, auditimi nënvizon se mekanizmi aktual nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar mbivendosjet, pasi pagesat nga koncesionari bazohen tek projeksionet, ndërsa pagesat tek spitalet jopublike bazohen në seancat reale të kryera. Kjo mospërputhje krijon kosto të panevojshme për buxhetin publik.

Rekomandimi kërkon që koncesionari të dërgojë çdo muaj të dhëna të detajuara pranë degëve rajonale të FSDKSH për identifikimin e pacientëve që kryejnë seanca në qendrat e tij, në mënyrë që të shmangen pagesat e dyfishta dhe të reduktohen kostot e panevojshme të transportit. Debatet mes institucioneve tregojnë se sistemi ekzistues i raportimit nuk siguron kontroll të saktë të qarkullimit të pacientëve, ndërsa auditimi tërheq vëmendjen se problemet vazhdojnë të jenë të pranishme pavarësisht procedurave të përcaktuara në aktet nënligjore./Ekofin.al/

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme