Sociale 4 May 2026, 19:45 Nga VNA

KLSH: Mbi 5.7 miliardë lekë të ardhura të munguara në buxhet nga keqmenaxhimi i Doganave

Ndaje në Whatsapp

KLSH: Mbi 5.7 miliardë lekë të ardhura të munguara në

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur një sërë problematikash në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke theksuar mangësi në mbledhjen e të ardhurave, kontrollin e mallrave dhe zbatimin e procedurave.

Sipas auditimit për vitin 2024, të ardhurat doganore kanë rezultuar më të ulëta se plani, kryesisht për shkak të mosrealizimit nga TVSH-ja në import, akcizat, renta minerare dhe taksat doganore.

Sipas të dhënave të raportit, shqetësimi kryesor lidhet me mënyrën e kontrollit dhe verifikimit të mallrave. Në disa raste, dokumentacioni i importit dhe eksportit nuk ka qenë i plotë, duke munguar certifikatat e origjinës ose informacioni i detajuar për mallrat, si kodi tarifor dhe karakteristikat teknike. Kjo ka sjellë vështirësi në përllogaritjen e saktë të taksave.

Auditimi evidenton gjithashtu raste të deklarimeve të pasakta për mallrat, përfshirë produkte si qumështi, lëndët djegëse dhe materiale të tjera, ku pagesat nuk përputheshin me klasifikimin real. Në disa raste mungonin edhe analizat laboratorike për të verifikuar përbërjen dhe cilësinë e mallrave.

Probleme janë gjetur edhe në përjashtimet nga TVSH-ja. Sipas KLSH-së, janë dhënë autorizime pa dokumentacion të plotë, pa verifikime në terren dhe pa prova të qarta për investimet që justifikojnë këto përjashtime.

Nga këto mangësi, auditimi ka identifikuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit dhe efekte negative në administrimin e fondeve publike në vlerën totale prej 5.72 miliardë lekë. Po ashtu, janë evidentuar edhe 1.88 milionë lekë  të ardhura të munguara nga gabime në llogaritjen e detyrimeve dhe gjobave.

Edhe në luftën kundër kontrabandës janë konstatuar dobësi. Kontrollet nuk janë shoqëruar gjithmonë me masa ndëshkuese të plota, ndërsa disa shkelje janë trajtuar si neglizhencë, duke ulur efektin e tyre.

Në degët doganore, situata paraqitet e ngjashme. Në Durrës janë konstatuar shkelje me efekt financiar negativ prej 1.79 miliardë lekë, ndërsa në Rinas rreth 46.7 milionë lekë. Problemet lidhen me klasifikimin e gabuar të mallrave, llogaritjen e pasaktë të taksave dhe mungesën e kontrollit të plotë, përfundon raporti./ekofin.al/

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme