Sociale 16 April 2026, 14:24 Nga VNA

KLSH: Mbi 5 mijë ha pasuri të paregjistruara dhe rritje shpenzimesh në Bashkinë Sarandë

Ndaje në Whatsapp

KLSH: Mbi 5 mijë ha pasuri të paregjistruara dhe rritje shpenzimesh

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë Sarandë evidenton një rritje të ndjeshme të shpenzimeve operative gjatë vitit 2024, duke shtuar presionin mbi financat vendore. Konkretisht, shpenzimet për paga dhe përfitime janë rritur nga 127,217,485 lekë në vitin 2023 në 163,299,229 lekë në vitin 2024, me një rritje prej 36,081,744 lekë, ose 28.4%, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore janë shtuar nga 21,076,685 lekë në 27,020,621 lekë, pra me 5,943,936 lekë më shumë.

Kjo rritje e kostove të personelit reflekton një zgjerim të barrës buxhetore, që sipas auditimit kërkon një menaxhim më të kujdesshëm për të garantuar qëndrueshmërinë financiare, sidomos në kushtet kur këto shpenzime janë të natyrës fikse dhe kufizojnë hapësirat për investime dhe shërbime të tjera publike.

Paralelisht me këtë tendencë, raporti thekson edhe varësinë e lartë të bashkisë nga transfertat e buxhetit qendror. Të ardhurat nga transfertat për njësitë e qeverisjes vendore rezultojnë në nivele të konsiderueshme, duke kaluar mbi 600 milionë lekë, çka tregon se një pjesë e madhe e funksionimit financiar të Bashkisë Sarandë mbështetet në fondet që vijnë nga qeveria qendrore dhe jo në të ardhurat e gjeneruara vetë në nivel vendor.

Sipas raportit, kombinimi i rritjes së shpenzimeve për personelin me një varësi të theksuar nga transfertat buxhetore krijon një profil financiar me rrezik, ku burimet e veta nuk janë të mjaftueshme për të përballuar zgjerimin e kostove, ndërsa hapësirat për investime dhe përmirësim shërbimesh mbeten të kufizuara.

Po kështu, sipas auditimit, një nga rastet më problematike lidhet me mosreflektimin në pasqyrat financiare të një sipërfaqeje totale prej 5,133.81 hektarësh të transferuar në pronësi të bashkisë, përfshirë 430.9 ha pyje dhe 783.3 ha kullota. Kjo gjë ka sjellë një pasqyrim të pasaktë të llogarisë “Pyje, kullota, plantacione”, e cila në fund të vitit 2024 paraqitet në vlerën 83,323,719 lekë, pa reflektuar realisht gjithë pasurinë në pronësi.

Në këto kushte, sipas KLSH-së, nuk sigurohet një pasqyrë e saktë e gjendjes kontabël dhe bëhet i pamundur krahasimi me gjendjen fizike gjatë inventarizimit, duke cenuar besueshmërinë e Pasqyrës së Pozicionit Financiar dhe duke pamundësuar dhënien e një opinioni të plotë për këto aktive.

KLSH-ja konstaton se nuk janë ngritur komisione për verifikimin e këtyre aktiveve dhe nuk është hartuar asnjë raport mbi inventarizimin fizik, që do të duhej të përfshinte vlerësimin e gjendjes fizike, cilësinë e ruajtjes dhe evidentimin e diferencave të mundshme.

Ndërkohë, gjatë vitit 2024 janë marrë 13 certifikata pronësie për pasuri të llojit kullotë dhe pyll, por këto nuk rezultojnë të pasqyruara në kontabilitet në llogarinë përkatëse, duke thelluar më tej pasaktësitë në raportim.

Për të korrigjuar këtë situatë, KLSH-ja rekomandon që strukturat përgjegjëse të bashkisë, në bashkëpunim me drejtoritë ekonomike dhe juridike, të ndërmarrin masa për evidentimin dhe regjistrimin e pronave me certifikatë pronësie, si dhe të kryejnë vlerësimin e aseteve përmes ekspertëve të licencuar, në mënyrë që këto pasuri të regjistrohen saktë në kontabilitet dhe të reflektohen drejt në pasqyrat financiare. /ekofin.al/

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme