Sociale 16 February 2026, 14:22 Nga VNA

KLSH: Farmacitë përfituan rimbursim nga FSDKSH edhe për ilaçet me çmim zero

Ndaje në Whatsapp

KLSH: Farmacitë përfituan rimbursim nga FSDKSH edhe për

Auditimi i të dhënave të sistemit “e-depo” dhe informacionit të administruar nga Drejtoria e Rimbursimit në FSDKSH ka evidentuar një praktikë problematike në zinxhirin e furnizimit dhe rimbursimit të barnave, konstaton KLSH.

Sipas gjetjeve, disa farmaci me kontratë me Fondin janë furnizuar nga depo farmaceutike me barna të përfshira në Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR), të cilat në sistem janë regjistruar me vlerë zero lekë për njësi. Pavarësisht mungesës së kostos së blerjes, këto barna janë përshkruar dhe lëshuar për pacientët përmes recetave elektronike të rimbursueshme, duke përfituar rimbursim të plotë nga FSDKSH mbi bazën e çmimit të miratuar në LBR.

Rimbursimi është llogaritur mbi çmimin referencë të miratuar, me marzhin tregtar për pakicën dhe shumicën, sipas VKM-ve në fuqi.

Në këto kushte, rezulton se farmacitë kanë përfituar rimbursim nga fondi për barna që nuk kanë pasur kosto reale blerjeje, pasi janë furnizuar me faturë me vlerë zero. Ndërkohë, skema e rimbursimit ka funksionuar sikur bari të ishte blerë me çmim normal tregu, duke gjeneruar përfitim financiar të pajustifikuar për subjektet përfituese.

Në thelb, diferenca mes kostos reale (zero) dhe çmimit të rimbursuar sipas LBR përbën një transfertë të pajustifikuar nga fondet publike drejt operatorëve privatë, në kundërshtim me qëllimin bazë të skemës së sigurimeve shëndetësore.

Auditimi evidenton disa problematika strukturore si mungesën e një mekanizmi të integruar në sistemin “e-depo” për verifikimin automatik të përputhjes mes çmimit të hyrjes së barit në farmaci dhe vlerës së rimbursuar; mungesën e kontrollit nga Drejtoria e Rimbursimit mbi burimin real dhe çmimin efektiv të furnizimit; apo dobësi në koordinimin ndërmjet strukturave përgjegjëse për rimbursimin, kontrollin financiar dhe monitorimin e zinxhirit të furnizimit farmaceutik.

Këto boshllëqe kanë krijuar hapësira të konsiderueshme për abuzim, duke e kthyer një mekanizëm social mbështetës në një instrument potencial për përfitime të padrejta.

KLSH: Farmacitë përfituan rimbursim nga FSDKSH edhe për

Objektivi themelor i skemës së rimbursimit është mbulimi i kostos reale të furnizimit të barnave për qytetarët, në mënyrë që ata të mos përballen me barrë financiare për trajtimet e nevojshme. Kur rimbursimi jepet për produkte me kosto zero, ky objektiv deformohet dhe fondet publike përdoren për të gjeneruar marzh fitimi pa shpenzim real.

Në këtë kontekst, situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme në disa drejtime: përforcim të kontrollit elektronik, ndërlidhje automatike të sistemeve të faturimit me rimbursimin, auditim të thelluar të rasteve të evidentuara dhe, nëse konstatohen shkelje, ndjekje administrative dhe ligjore të subjekteve përgjegjëse, konstaton më tej KLSH në auditim.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme