Sociale 17 Nëntor 2025, 09:21 Nga VNA

Keydata: Si janë rritur në 20 vite çmimet e apartamenteve për 32 zonat kadastrale, trefishim në...

Ndaje në Whatsapp
Keydata: Si janë rritur në 20 vite çmimet e apartamenteve

Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11 njësitë bashkiake, rezultojnë se çmimet mesatare të shitjes të apartamenteve në 20 vite janë 2 deri 3-fishuar.

Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Llogaritja e çmimeve mesatare përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025.

Referuar të dhënave të indeksit “Keydata” deri në qershor 2005 në njësinë bashkiake nr.1 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është 670 euro për metër katror. Në 6-mujorin e parë të 2025 në këtë njësi çmimi mesatar ka arritur 1,522 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet mesatarë të shitjes së apartamenteve janë rritur 127% apo gati 1.3 herë më shumë. Njësia nr.1 është e ndarë në dy zona kadastrale: 1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk.

Në njësinë bashkiake nr.2 për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 720 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025, sipas të dhënave të Keydata, çmimi mesatar ka arritur 1,988 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 176% apo gati është arritur 3-fishim i tyre. Njësia nr.2 është e ndarë në zonat kadastrale, si : 2/1 Piramida, ish stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë.

Në njësinë bashkiake nr.3, për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 520 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025 sipas të dhënave të “Keydata” çmimi mesatar ka arritur 1,503 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 189% apo gati 3-fishim i tyre. Njësia nr.3 është e ndarë në këto zona kadastrale: 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë.

Në njësinë bashkiake nr.4 çmimi mesatar në qershor 2025 arriti 1,524 euro për metër katror nga 576 euro për metër katror që ishin në qershor 2005. Çmimet janë shtrenjtuar 1.6 herë më shumë për 20 vite. Njësia përfshin zona kadastrale, si: 4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”.

Si kanë ndryshuar çmimet në zonat e ish Bllokut, komunës së Parisit dhe Liqenit artificial

Në njësinë bashkiake nr.5 që përfshin disa zona pranë qendrës, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në 6 mujorin e parë 2005 ishte 742 euro për metër katror. Në 2025 për këtë njësi çmimi ka arritur 2,153 euro për metër katror. Çmimet janë 3-fishuar për periudhën 2005 deri qershor 2025. Njësia nr.5 përfshin zonat kadastrale, si: 5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël.

Për zonën e ish Bllokut, indeksi llogarit çmime më vete, ku çmimi mesatar në 2025 ka arritur 2,660 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 çmimet gati 3.4 herë më të larta.

Si kanë ndryshuar çmimet në njësitë e tjera bashkiake

Për njësitë bashkiake nr.6 që përfshin zonat si shkolla teknologjike, Kombinat dhe Sharrë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në qershor 2025 arriti 1,419 euro për metër katror dhe njësia te njësia nr.7 që përfshin zona rreth ish Ekspozitës, Unaza e Re, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, NSHRAK çmimi mesatr ka arritur 1,850 euro për metër katror. Edhe në këto njësi çmimet në 20 vite janë 3-fishuar.

Deri në qershor 2025 në njësinë bashkiake nr.8 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9, çmimi mesatar i shitjes në 2025 arriti 1,825 euro për metër katror gati 1,6 herë më të shtrenjta sesa 2005. Këto njësi bashkiake përfshijnë zona si: pranë tregut të Medresë, gjimnazit Partizani, Selvisë, Bulevardi Zogu I etj.

Për njësinë nr.10 që përfshin zona kadrastrale, si: 10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit, çmimet e shitjes arritën në qershor të 2025 në 2,316 euro. Krahasuar me 20 vite më parë çmimet në këtë njësi janë shtrenjtuar 177%, gati 3-fish më shumë.

Në njësinë nr.11 që përfshin disa zona si Don Bosku, Zogu i Zi etj deri në qershor të 2025 çmimi mesatari shitjes së apartamenteve ka arritur 1,572 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 edhe për këtë njësi çmimet janë trefishuar./Monitor

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme