Sociale 16 October 2025, 09:55 Nga VNA

Kërkojnë kushte dinjitoze pune/ Dita e katërt e grevës së minatorëve në Spaç, kompania dhe institucionet u përgjigjen me FNSH-n

Ndaje në Whatsapp
Kërkojnë kushte dinjitoze pune/ Dita e katërt e grevës

Greva e minatorëve në Minierën e Bakrit në Spaç ka hyrë në ditën e saj të katërt, mes kërkesave të punëtorëve për përmirësim të kushteve të punës dhe mos reagimit të kompanisë "Tete Albania".

Minatorët janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të vijuar protestën e tyre të nisur me qëllim përmirësimin e kushteve të punës, sigurimin e të drejtave ekonomike dhe garantimin e trajtimit me dinjitet. Ata deklarojnë se janë të gatshëm të ulen në tryezën e dialogut, por gjithashtu të vendosur për të përshkallëzuar veprimet e tyre nëse kërkesat nuk merren në konsideratë.

"Jemi këtu për të kërkuar të drejtën për të punuar e jetuar me dinjitet. Greva jonë është paqësore dhe e mbështetur mbi të drejta të ligjshme, njerëzore dhe zakonore", deklaruan përfaqësues të minatorëve.

Ndërkohë, edhe sot shihet prezenca e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë pranë ambienteve të kompanisë që protestuesit e konsiderojnë si përpjekje për presion dhe intimidim psikologjik. Minatorët theksojnë se sjellja e autoriteteve nuk përputhet me standardet demokratike dhe frymën europiane që vendi synon të arrijë.

Përfaqësues të sindikatës dhe mbështetës të kauzës së tyre kanë bërë thirrje për solidaritet nga qytetarët dhe institucionet, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, veçanërisht në sektorë të vështirë si ai minerar.

Deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kompania “Tete Albania” apo institucionet shtetërore lidhur me kërkesat e minatorëve.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme