Sociale 19 Mars 2026, 07:45 Nga VNA

Katërfishimi i të ardhurave nga taksa lokale zbulon përmasat e frikshme që po merr ndërtimi

Ndaje në Whatsapp
Katërfishimi i të ardhurave nga taksa lokale zbulon përmasat e

Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nuk përfshin në raportim lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar Territorit, i cili vitet e fundit mori atributet për lejet e kullave të larta dhe fshatrave turistike.

Por përmasa e vërtetë e lejeve reale të ndërtimit u zbulua së fundmi nga rritja rekord e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në buxhetin e shtetit që vilet ndaj lejeve të reja.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat nga taksat lokale, që përfaqësohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë (TNI) për periudhën janar- shkurt 2026 arritën një rekord historik duke kapur shifrën prej 11,2 miliardë lekë.

Të ardhurat nga kjo taksë  janë më shumë se katërfishi i vitit paraardhës (2,586 milionë lekë në 2M-2025) dhe thyen çdo rekord të 30 viteve të fundit. Madje është  dy herë më e lartë se arkëtimet e vitit 2022 ku ishte rekordi i lejeve në të ndërtimit me 2.6 milionë metër katror.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë e cila paguhet nga ndërtuesit në masën 8% të vlerës së shitjes për çdo metër katror të lejuar në kryeqytet dhe nga 4-8% në rrethe, shërben si pasqyra më e saktë e volumit të ndërtimeve të reja. Të ardhurat nga kjo taksë ishin aq të larta në dy-mujorin e parë, saqë kontribuuan në 63 për qind te të ardhurave shtesë që arkëtoi buxheti në këtë periudhë.

Të dhënat historike tregojnë se 70 për qind e lejeve të ndërtimit jepen në Tiranë. Viti 2026 ka dyfishuar edhe kulmin e vitit 2022, duke treguar se Tirana po kalon një fazë intensive betonizimi që nuk po deklarohet plotësisht në të dhënat të INSTAT i cili nuk pasqyron fluksin e lejeve nga KKT-ja.

Edhe pse numri i lejeve të ndërtimit zyrtare mbetet i nën-raportuar fluksi i taksave nga lejet e ndërtimit konfirmon se Shqipëria dhe sidomos Tirana po përjeton një valë të re dhe masive ndërtimesh, përmasat e të cilës po tentohen të minimizohen përpara opinionit publik.

Edhe në bregdet, sidomos në zonën e Durrësit e Golemi dhe në jug po ndërtohet pa fund, duke zënë pothuajse çdo hapësirë të lirë që kishte mbetur.

Një pjesë e taksës së ndikimit në infrastrukturë paguhet në momentin që merret leja e ndërtimit. Një rritje e tillë kaq drastike e arkëtimeve tregon se sipërfaqja reale e ndërtimit për të cilën janë dhënë leje është shumë më e lartë se 1,3 milionë metër katror që u raportua nga INSTAT në vitin 2025. Teksa arkëtimet janë rritur me 4-fish, logjikisht edhe sipërfaqja e ndërtimit ka ndjekur të njëjtin trend.

Shumë prej lejeve të dhëna në zonën e qendrës ku çmimi referencë i shitjes është i lartë që ndikon edhe në rritjen e të ardhurave.

Në vitin 2016, buxheti i shtetit arkëtoi në janar -shkurt vetëm 681 milionë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa në vitin 2026, kjo shifër është 16 herë më e lartë.

Nëse arkëtimet janë rritur me 333%, nga 2.5 miliardë lekë në 2 mujorin e parë 2025 në 11.2 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të 2026, kjo nënkupton se volumi i ndërtimit ose vlera e projekteve të miratuara është rritur në të njëjtën përmasë.

Meqenëse çmimet e referencës janë rritur, një pjesë e rritjes vjen nga vlera, por pjesa dërrmuese vjen nga sipërfaqja e re e ndërtimit që fshihet në raportim zyrtare të INSTAT, por që më pas paguhet në arkën e shtetit.

Të ardhurat e bashkive në dekadën e fundit kanë rritur varësinë nga Taksa e Ndikimit në infrastrukturë, por kjo varësi tani po dominon edhe të ardhurat e pushtetit qendror.

Taksat mbi ndërtimin sollën dy të tretat e shtesës së të ardhurave për 2 mujorin

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në dy mujorin e parë 2026 në pothuajse dy në çdo tre lekë shtesë që kanë hyrë në buxhet kanë ardhur nga tarifat që paguajnë ndërtuesit për lejet e reja.

Kontributi i TVSH-së në rritjen totale është minimal, duke zënë vetëm 4.3% të peshës së shtesës, çka tregon se pa injektimin masiv nga lejet e ndërtimit, rritja e buxhetit do të ishte anemike. Ndërkohë, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë arritur të kontribuojnë me 17% në këtë rritje, duke u renditur si burimi i dytë më i rëndësishëm, por sërish shumë larg volumit që po prodhon taksimi i infrastrukturës në nivel lokal.

Kjo strukturë konfirmon varësinë e lartë të financave publike nga një sektor i vetëm, ndërkohë që taksat e tjera si akcizat apo doganat kanë pasur një ndikim thuajse të papërfillshëm në rritjen e përgjithshme prej 11.5% te të ardhurave./ Monitor

Video

Forcat izraelite nuk kanë lejuar besimtarët myslimanë të falnin namazin pranë xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem. Sipas raportimeve, policia izraelite pengoi hyrjen e shumë besimtarëve në portat e Qytetit të Vjetër dhe në zonat përreth xhamisë. Autoritetet në Tel Aviv e justifikuan veprimin me situatën e sigurisë dhe tensionet që lidhen me konfliktin me Iran.

Ushtria amerikane ka publikuar pamje të tjera nga operacionet Ushtarake në rajon, duke njoftuar se forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të neutralizojnë kërcënimet që, sipas tyre, paraqiten nga regjimi i Iran. Në mesazhin e shpërndarë së bashku me pamjet, CENTCOM thekson: “Forcat amerikane vazhdojnë të neutralizojnë kërcënimet e paraqitura nga regjimi iranian.

Një ndërtesë u shemb në Beirut pasi u godit nga një sulm ajror i Izraelit. Para sulmit, ushtria izraelite paralajmëroi banorët të evakuoheshin, duke thënë se objektivi ishte grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani.

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në stacionin e skive në Engelberg të Zvicrës, ku një kabinë e teleferikut ra për shkak të erërave të forta. Lajmi u konfirmua nga policia kantonale e Nidwaldenit, e cituar nga televizioni publik zviceran RSI. Viktima ndodhej e vetme në kabinën që u rrëzua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme